Një bari humbi jetën në aksin Gjirokastër-Kakavijë, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Viktima, Vasil Gega, po kulloste bagëtitë në anë të rrugës kur një aksident rrugor e ka përfshirë dhe atë, në një aks ku në vite ka patur jo pak të tillë, edhe me jetëhumbje tragjike.
E ndërsa nga përplasja e një makine dhe e një furgon që thuhet se ka patur turistë polakë nuk ka patur pasoja të rënda njerëzore të dyjave, ai që e ka pësuar ka qenë bariu i ndodhur në kohën e vendin e gabuar.
Me këtë ngjarje të rëndë nuk kemi fëmijë të mbetur jetimë, por bagëti pa kujdestar. /tesheshi.com/