Dita që nisi me 30 të plagosur në Shqipëri, po përfundon dhe me pesë të tjerë sosh dhe një viktimë.
Në orët e pasdites, një aksident i rëndë u shënua në aksin Shkodër – Lezhë, në afërsi të Gjadrit, ku dy automjete, një Benz dhe një Audi u përplasën ballazi, e ku si pasojë një grua ndërroi jetë në vend, ndërsa të plagosurit e tjerë mbetën brenda automjeteve, duke u nxjerrë pas disa minutash.
Paraprakisht u tha se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e dy automjeteve. Në mëngjes herët, një autobus i linjës Athinë – Tiranë u aksidentua në afërsi të Ujit të Ftohtë në Tepelenë, duke shkaktuar 30 të plagosur. /tesheshi.com/