Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pas takimit që zhvilloi sot me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, ka deklaruar shkurt se partia e tij do t´a braktisë koalicionin me LDK-në dhe Alternativën.
Pacolli ka paralajmëruar një takim me Ramush Haradinajn, kandidatin e PAN-it për kryeministër.
Ai mohoi të ketë arritur marrëveshje me PAN-in, por shtoi se do të veprojë si parti e vetme dhe se do të krijojë grup parlamentar.
Grupin parlamentar, sipas ligjit, mund ta krijojë partia e cila ka së paku pesë deputetë në Kuvend, ndërsa AKR ka vetëm katër. /tesheshi.com/