Akademiku dhe poeti serb Matija Beçkoviç, i cili është i njohur për publikun për nacionalizmin agresiv, mohimin e kombit dhe shtetit malazez, publikoi në median e Beogradit një shkrim të cilësuar si skandaloz.
Beçkoviç, autori i këngës “Do të hamë më shumë”, ka shkruar se zgjedhjet më 30 gusht “janë momenti i fundit për të ndryshuar qeverinë në Mal të Zi ose përndryshe do të ketë gjak”!
“Eshtë momenti i fundit për atë që nuk ka ndodhur në Mal të Zi që të ndodhë në Mal të Zi. Dhe kjo do të thotë të ndryshosh qeverinë, e cila nuk ka ndryshuar që nga viti 1945. Dhe me zgjedhjet, gjë që nuk ka ndodhur kurrë. Apartheidi aktual shpirtëror dhe paqja gjithashtu nuk zgjidh asgjë”, ka shkruar Beçkoviç në Kurir.
Sipas Beçkoviç, fletët e votimit mund të mbrojnë faltoret Malit të Zi.
“Unë nuk e di kush do t’i fitojë zgjedhjet, por nga kjo distancë duket se e vetmja gjë që e sigurt është që partia në pushtet do të humbasë”, përfundoi Beçkoviç.
Siç po shihet këto orë, për zgjedhjet në Mal të Zi po investohet dhe Tirana zyrtare.
Kryeministri Rama befasoi kur në tre gjuhë, përfshirë dhe serbo-kroatishten, bëri thirrje që të votohet hasmi i Beogradit, Milo Gjykanoviç. /tesheshi.com/