Kryeministri Rama, ndoshta në shenjë mirënjohje ndaj kontributit francez në donacionet e në pritshmëri për hapjen e negociatave, ofroi një vlerësim origjinal për presidentin Macron, duke e quajtur atë si “brutal” në veton e tij për “Jo”, por gjithsesi të sinqertë.
Negociatat janë bërë për të ndihmuar vendet që të përmirësohen në këto drejtime që janë problemet. Do të doja të thoja që e shoh Francën ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, pasi Macron ka një qëndrim që është shumë i hapur i drejtpërdrejt dhe brutal.
Ajo çka po thonë është se Europa sikur nuk funksionon. Është e vërteta e thënë prej tij dhe nuk është një mënyrë për t’i rënë vërdallë, ashtu si të tjerët preferojnë që të thonë. Lajmi i mirë është që kjo ka hapur një debat të mirë dhe ka sjellë disa ndryshime në metodologji, që në fakt duket se janë të mira… Sepse dimë që djalli fshihet te detajet, e përvoja na ka treguar se për më të vegjlit dhe më të dobëtit rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara, ndërsa për më të mëdhenjtë dhe të pasurit ka gjithmonë një rrugë”, theksoi Rama në ditën e dytë të një konference rajonale që po mbahet në Tiranë.
Aty, ai vlerëoi dhe njëherë Schengenin rajonal, kur tha se “t’i thuash jo kësaj, është t’i thuash jo historisë dhe të ardhmes”.
“Jam i sigurt se kjo do të na bëjë bashkë të gjithëve, herët më shumë sesa vonë. Nuk është e thënë të biem dakord për gjithcka. Qëndrimi ynë në raport me Kosovën karshi Serbisë nuk ndryshon është i qartë”, theksoi Rama. /tesheshi.com/