Një ushtar rus ka qëlluar për vdekje tetë kolegët e tij. Krimi ndodhi në një bazë ushtarake në lindje të vendit, raportojnë mediat ruse.
Dy ushtarë të tjerë u plagosën rëndë në sulmin e sotëm ndërsa viktimat dhe të lënduarit i konfirmon edhe Ministria e Mbrojtjes.
Sulmuesi, i cili ishte një rekrut, është arrestuar. Interfax citoi ministrinë e mbrojtjes të thoshte se ai kishte pësuar një “acarim nervash”. /tesheshi.com/