Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Absurdi: Izraeli nuk e njeh Kosovën, Prishtina zyrtare kremton 70-vjetorin e shtetit hebre dhe premton ndërtim sinagoge

by te Sheshi
15/05/2018
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Absurdi: Izraeli nuk e njeh Kosovën, Prishtina zyrtare kremton 70-vjetorin e shtetit hebre dhe premton ndërtim sinagoge

Nga Bashkim Kastrati

Krerë të shtetit, kryetarë komunash, si dhe personalitete të tjera janë mbledhur në Prishtinë për të kremtuar 70-vjetorin e krijimit të shtetit të Izraelit. Nuk ndodh shpesh që zyrtarët e një shteti të shënojnë me manifestim pavarësinë e një shteti tjetër, por çudia nuk qëndron aspak këtu. Çudia është se manifestohet krijimi i një shteti i cili e mohon pavarësinë e Kosovës, që faktikisht e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë. Prandaj një manifestim i tillë për një shtet që ta mohon ekzistencën është absurd dhe i pashpjegueshëm. Vetëm pjesëmarrësit ndoshta mund ta shpjegojnë.

Faktikisht disa prej tyre të pyetur nga Klan Kosova nuk e dinin as për çka kanë shkuar aty dhe se çka me të vërtetë po manifestohet. Siç duket dikush u ka thënë thjesht që të jenë prezent aty.

Në manifestimin që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u kënduan këngë në gjuhën hebreje, ndërsa aty u panë edhe fëmijë të vegjël të cilët ishin mësuar që të dërgojnë përshëndetje për shtetin e Izraelit.

Çuditërisht një manifestim i tillë u duk normal, pasi që nuk pati reagime pothuajse nga askush se si po manifestohet pavarësia e një shteti që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke manifestuar pavarësinë e Izraelit, ka kërkuar nga institucionet e këtij shteti që të njohin pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se në të ardhmen, Kosova dhe shteti i Izraelit do të thellojnë bashkëpunimin në mes vete.

“Do të jemi pranë çdo populli liridashës, sot jemi përkrah popullit hebrej, kemi shumë ngjashmëri, në të njëjtën kohë jemi krenar me identitetin tonë, besojmë se do te thellojmë bashkëpunimit mes vendeve tona. Besoj se institucionet e Izraelit do të kalojnë barrierat dhe ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, ka thënë Veseli”.

Premtohet edhe ndërtimi i sinagogës

Kadri Veseli gjithashtu ka premtuar se shumë shpejt në qendër të Prishtinës do të ndërtohet sinagoga e re, “në mënyrë që edhe qytetarët hebrenj të kryejnë ritet e veta në mënyrë dinjitoze në shtetin e Kosovës”.

“Kam ndihmuar dhe do të ndihmoj çdo bashkësi fetare. Presim që sa më shpejt besimtarët muslimanë të kenë xhaminë e tyre dhe të mos falen në rrugë sikur në lagjen ‘Dardania’. Duhet të kemi sa më shpejte sinagogën në qendër të Prishtinës, ajo ka qenë në qendër, shumë shpejtë do të jetë në qendër, edhe komuna të jap lejen qe te kemi sinagogën e re. 71-vjetori i pavarësisë së Izraelit shpresoj që do të na gjejë me marrëdhënie diplomatike dhe me njohje reciproke.”

Në Prishtinë, deri në vitin 1963, ka qenë Sinagoga e Prishtinës në lokacionin në mes ndërtesës se Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Pikërisht në këtë lokacion, në shenjë përkujtimi për hebrenjtë e Kosovës që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokaustit, tashmë është ngritur një memorial ku shkruhet: “Populli i Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë”.

Në këtë manifestim fjalën e mori edhe ministrja Albena Reshitaj, e cila ka thënë se janë të interesuar të zgjerojnë bashkëpunimin me Izraelin edhe në rrafshin politik, derisa u shpreh optimiste që në një të ardhme të afërt Izraeli do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.

“Partneriteti ynë ka histori të gjatë që u forcua më shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore ku shumë hebrenj u strehuan nga familjet shqiptare. Ne ju jemi falënderues për ndihmën tuaj gjatë luftës në Kosovë. Jemi te interesuar të zgjerojmë bashkëpunimin në rrafshin politik. Edhe pse Izraeli ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës ne besojmë se në të ardhmen e afërt marrëdhëniet shtetërore do të formatizohen me njohje”, theksoi Reshitaj.

Gjatë ditës sa po mbahej ky manifestim, forcat izraelite vranë mbi 50 palestinezë dhe plagosën rreth 1000 të tjerë, pasi që po protestonin kundër bartjes së ambasadës amerikane nga Telavivi në Jerusalem.

Krerët e shtetit të Izraelit në vazhdimësi e kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa kanë deklaruar se nuk do ta njohin Kosovën si shtet. /tesheshi.com/

Related Posts

Khamenei del nga “strofulla”
Lindja e Mesme

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re
Amerika

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Përgjimet, vëllai i ministrit Xhafaj denoncon treshen demokrate: kanë manipuluar

Përgjimet, vëllai i ministrit Xhafaj denoncon treshen demokrate: kanë manipuluar

Trump i futet dietës, Washington Post: është lojë politike

Trump i futet dietës, Washington Post: është lojë politike

Rusia e Kina, akuzë SHBA në OKB: po zhvillon trajnime sekrete në Bondstill

Rusia e Kina, akuzë SHBA në OKB: po zhvillon trajnime sekrete në Bondstill

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni