“Nisma e presidentes që ta dërgojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe, në Kushtetuese, është vendim i Presidentes, dhe AAK, nuk e paragjykon”, deklaroi sot partia opozitare e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
“Sigurisht se një vendim i tillë, në një situatë aspak normale politike, mund të jetë një hap shpresëdhënës. Por kërkesat e AAK-së për tërheqjen e marrëveshjeve mbeten të pa ndryshueshme”, thekson deklarata e dërguar.
Megjithë, vijon deklarata, vlerësimin e këtij hapi të Presidentes, ata që duhet të reflektojnë të parët, janë qeveria dhe kryeministri.
“Kërkesat tona janë legjitime dhe ato kërkojnë shqyrtim urgjent. Derisa nismat, sikundër edhe kjo e Presidentes, nuk do të kenë një rezultat konkret, ne si opozitë do të vazhdojmë me dinamikën tonë të kundërshtimit të këtyre marrëveshjeve”, përfundon deklarata e nënshkruar nga Muharrem Nitaj –AAK. /tesheshi.com/