Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti thotë se duhet të kërkohet dorëheqja e atyre që nuk i kryejnë detyrat. Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se përgjegjësinë për sigurinë e shtetasve të Kosovës, si dhe çdo qytetari të huaj në vendin tonë, për të gjitha institucionet e Kosovës, e kanë Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe madje edhe KFOR-i.
“Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka asnjë kompetencë në këtë aspekt. Lexojeni rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës. Prandaj, kërkojeni dorëheqjen e atyre që s’i kryejnë detyrat e tyre”, ka shkruar ai.
/tesheshi.com/