Nicole Barr, 12 vjeç nga Essex i Britanisë së Madhe rezulton të jetë vajza më e zgjuar në botë. Koeficienti i inteligjencës së saj është më i lartë se Albert Einstein dhe Stephen Hawking.
Nicole mori 162 pikë, dy më shumë se fizikani nobelist Einstein dhe astrofizikantin Hawking. Ajo u shpreh e shokuar nga rezultati, ndërsa prindërit krenarë për të bijën, që ëndërron të bëhet pediatre.
“Nicole punon shumë. Qëndron pas shkollës për të bërë detyrat e shtëpisë, pa lënë një ditë të shkojë dëm. Qysh e vogël, gjente gabimet në libra apo revista. Është e qeshur, i pëlqen humori dhe gjithnjë kërkon të bëjë diçka shtesë”,- thotë e ëma.
Për mësuesen, 12 vjeçarja nuk është veçse një nxënëse e rrallë, që punon shumë dhe kryen disa aktivitete njëherësh. Koeficienti i Inteligjencës apo IQ mesatare për të rriturit është 100. Çdo rezultat mbi 140 përfshihet në nivelin e gjeniales./tesheshi.com/