Pica më e mirë në botë gatuhet në qytetin italian të Napolit, pretendon revista Time Out.
Më saktësisht, bëhet në lagjen Pignasecca, në picerinë Da Atílio. Ky restorant i drejtuar nga familja mban emrin e pronarit të tij dhe ka shërbyer pica tradicionale napolitane që nga viti 1938.
Më e mira nga të gjitha picat, sipas Time Out, është margarita modeste, e cila bëhet me domate San Marzano, mocarela fior di latte nga Vico Equense, djathë parmixhano 24 muajsh dhe borzilok të freskët.
Pizzeria Da Atílio kombinon teknikat tradicionale të bërjes së picave me përbërësit më të mirë me burim në vend.
Prioritet i jepet cilësisë së përbërësve dhe traditës, sesa fitimeve të shpejta. Kjo është arsyeja pse receta nuk ka ndryshuar për dekada, por as vetë hapësira.
Kanë në dispozicion vetëm disa tavolina në tarracë dhe disa të tjera brenda, dhe nuk bëjnë rezervime. /tesheshi.com/