Me kaq shumë vëmendje të përqendruar te konklava, kush nuk mund të mos e admironte pamjen e kardinalëve gjatë votimit?
Nga kapelat e tyre ngjyrë të kuqe të ndezur deri te çorapet prej mëndafshi të pastër, ato janë objekt debati të madh në botën e modës, pasi ministrat e kishës shpesh shihen të veshur me veshjet e tyre karakteristike.
Përveç veshjeve ngjyrë të kuqe të ndezur, çorapet prej mëndafshi të pastër tërhoqën më shumë vëmendjen e të gjithëve, të cilat vijnë edhe në një pamje të ndryshme prej pambuku.
Çorapet luksoze të Vatikanit vijnë nga një punishte me rrënjë të thella, të prodhuara nga rrobaqepësia Gammarelli, e cila është e fshehur pas Panteonit në Romë. Ky rrobaqepës romak ka veshur priftërinj, përfshirë Papën, për shekuj me radhë.
Sot, ajo drejtohet nga Alessia Gammarelli. Rrobaqepësia e saj u themelua në vitin 1798 gjatë papatit të Pius VI. Përgjatë gjashtë brezave, Gammarelli është bërë sinonim i artizanatit autentik dhe pëlhurave me cilësi të lartë në botën e kishës.
Në të kuqe të ndezur, vjollcë dhe të zezë, çorapet arrijnë pothuajse deri në gjysmën e këmbës dhe janë prodhuar në Itali.
Edhe pse bota e modës thjesht u çmend për to, ata që vendosin t’i kenë, duhet të paguajnë rreth 40 paund.
Ajo që i bën këto çorape tërheqëse, përveç traditës së Vatikanit, është fakti se ato janë bërë nga materiale natyrore dhe i kushtohen qepjes tradicionale.
Dhe ndonjëherë për cilësinë ia vlen të paguash disa monedha më shumë. /tesheshi.com/