Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

    Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

    Të festosh lirinë nga Serbia

    Të festosh lirinë nga Serbia

    Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

    Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

    Avionë turq tërbojnë Athinën

    Avionë turq tërbojnë Athinën

    Finlanda, pa gaz rus këtë mëngjes

    Finlanda, pa gaz rus këtë mëngjes

    Biden në pikiadë!

    Biden në pikiadë!

    Gjermania, një krahasim për Kosovën: Si në një maratonë…!

    Gjermania, një krahasim për Kosovën: Si në një maratonë…!

    Izraeli: “dorëheqja morale” që mund ta rrëzojë Bennett-in

    Izraeli: “dorëheqja morale” që mund ta rrëzojë Bennett-in

    “Diplomaci qebapi” në Ballkan

    “Diplomaci qebapi” në Ballkan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

    Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

    Të festosh lirinë nga Serbia

    Të festosh lirinë nga Serbia

    Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

    Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

    Avionë turq tërbojnë Athinën

    Avionë turq tërbojnë Athinën

    Finlanda, pa gaz rus këtë mëngjes

    Finlanda, pa gaz rus këtë mëngjes

    Biden në pikiadë!

    Biden në pikiadë!

    Gjermania, një krahasim për Kosovën: Si në një maratonë…!

    Gjermania, një krahasim për Kosovën: Si në një maratonë…!

    Izraeli: “dorëheqja morale” që mund ta rrëzojë Bennett-in

    Izraeli: “dorëheqja morale” që mund ta rrëzojë Bennett-in

    “Diplomaci qebapi” në Ballkan

    “Diplomaci qebapi” në Ballkan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

A do “përndizet” sërish “Flaka e Vëllazërimit” në Maqedoni?!

Nga te Sheshi
11/04/2015
në Kujtesë, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
A do “përndizet” sërish “Flaka e Vëllazërimit”  në Maqedoni?!
25
SHPËRNDARJE

Nga Bekim Laci

“Flaka e Vllaznimit” deri në pluralizëm ishte gazeta e vetme informative në gjuhën shqipe në Maqedoni, me numrin e parë të botuar më 4 prill 1945 në Shkup. Fatkeqësisht, ndryshe nga simotrat e saj në gjuhën maqedone, të cilat akoma i has në treg, 70-vjetori jubilar i gazetës u festua “Post Mortum”

Ata që kanë ndjekur punën e “Flakës së Vllaznimit”, (që më pas u “Flaka e Vëllazërimit”, në fundi mbeti vetëm “Flaka”), thonë se pavarësisht qëllimeve  ideologjike për çka ishte themeluar, gazeta luajti rol të jashtëzakonshëm në proçesin e arsimimit, edukimit dhe kulturimit të popullatës shqiptare në Maqedoni dhe në të u kalitën shumë pena të njohura, jo vetëm të sferës së gazetarisë, por edhe të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare përgjithësisht.

11032659_809786052432935_977458670_o

Sevdail Demiri, punonjës shkencor në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve,  për portalin tesheshi.com, thotë se “Flaka e Vëllazërimit” hynë në kategorinë e trashëgimisë kulturore, sepse nga kjo redaksi dolën edhe revistat e njohura për fëmijë “Gëzimi” e “Fatosi”, revista për kulturë, art dhe shkencë “Jehona”, si dhe u botuan qindra e mijëra libra në gjuhën shqipe.

“Kur kemi parasysh gjithë këtë arsenal të madh botues, i cili edhe sot e kësaj dite vështirë se tejkalohet, atëherë lirisht mund të theksojmë se kemi të bëjmë me një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike të shqiptarëve të Maqedonisë, e cila fatkeqësisht nuk është arritur të ruhet plotësisht” shprehet Demiri, i cili mbi supet ka marrë një obligim të vështirë, atë të dixhitalizimit të gazetës, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, sepse siç thotë, në Bibliotekën Kombëtare e Universitare të Shkupit, mungojnë disa nga numrat e parë, kurse disa të tjerë janë në gjendje jo të mirë fizike

“Do të mundohemi që këtë synim ta realizojmë shumë shpejt me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, apo ndonjë subjekti tjetër që është i gatshëm ta ndihmojë këtë proçes të rëndësishëm. Digjitalizimi është forma më e mirë për ta ruajtur të padëmtuar këtë gazetë dhe për ta bërë më të lehtë të qasshme për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ta lexojnë”m thotë Demiri.

11122161_809786102432930_604632137_o

Për misionin arsimor dhe edukativ të “Flakës”, rrëfehet për portalin tesheshi.com dhe shkrimtari Fejzi Bojku, i cili nga viti 1964 e deri në vitin 1991, ishte redaktor përgjegjës i revistave për fëmijë “Gëzimi” dhe “Fatosi”. Botimin e tyre, e quan ngjarje e madhe në historinë e arsimit dhe edukimit të fëmijëve që kishin filluar të mësonin shkrim e lexim në gjuhë amtare, kur në shtëpitë pak më të mira të fshatrave dhe qyteteve u bënë shkollat e para, por pa kushte elementare në mungesë të abetareve.

“Gjatë 50 viteve, “Gëzimi” lexuesve të vet, kryesisht nxënësve nga klasa IV – VIII u ofroi mijëra tregime, vjersha, përralla, hartime, reportazhe, materiale nga gjuha e historia, tema nga shkenca mbi natyrën dhe shoqërinë si dhe pjesë teatrale, vizatimore, humor, folklor, për mësim dhe argëtim. Kësi detyre kryente edhe vëllai i tij i vogël “Fatosi”, i cili ishte shok i pandarë dhe i dashur i fëmijëve nga klasa I gjer në klasën e III fillore”, thotë Bojku, duke shtuar se nëpërmjet revistave në fjalë, të cilat kanë patur 25.000 abonentë, u afirmuan shumë penda të reja të fjalës letrare për fëmijë, ata që sot kanë disa përmbledhje me vjersha e tregime.

“Dikur nxënës të shkollave fillore, lexuesit dhe bashkëpunëtorët e parë sot janë profesorë, mjekë, doktorë shkencash, deputetë, gazetarë dhe shkrimtarë. Filluan disa entuziastë para shumë vitesh të shkruajnë për gazetë dhe tani janë dhe gazetarë. Filluan disa prej tyre me frikë e mosbesim të thurrin vargjet e para e tani janë poetë”, rrëfen Bojku.

“Flaka e Vëllazërimit”, nuk ka patur vetëm mision informimi dhe edukimi, sepse në periudha ka luajtur rol të rëndësishëm kombëtar.

Daut Dauti, thotë se një nga periudhat më të vështira të “Flakës” ka qenë ajo e viteve 80-të të shekullit të kaluar, kur zhvillohej fushata e ashpër kundër “nacionalizmit dhe separatizmit” shqiptar, si refleks i ngjarjeve në Kosovë.

“Është fjala për betejën e madhe të udhëheqësisë së “Flakës së Vëllazërimit” nga mesi dhe fundi i viteve 80-të për ruajtjen e toponimisë shqipe në gazetë, përkundër presioneve të organeve komuniste, që nënkuptonte imponimin e toponimisë në kundërshtim me normat linguistike të gjuhës shqipe, (p.sh Shkupit t`i thuhej Skopje – toponim sllav),  që ua imponoi shkollave dhe mjeteve të informimit publik si dhe në librat shkollorë.

Përkundër rezistencave të atykëtushme, toponimia kishte depërtuar te shkollat dhe te programet e radiove dhe TV Shkupit të atëhershëm, mirëpo, për habinë e bartësve të fushatës, në “Flakë” kjo nuk u bë. Kjo para së gjithash, falë këmbëngulësisë së udhëheqësisë së atëhershëm të redaksisë së “Flakës së Vëllazërimit”, e sidomos të kryeredaktorit Rexhep Zllatku, që kjo çështje të zgjidhet duke u bazuar në argumentet shkencore”, tregon Dauti.

Në cilësi të kryeredaktorit të fundit, ai sqaron rrethanat në të cilat u mbyll gazeta “Flaka e Vëllazërimit”, e cila me ardhjen e pluralizmit, humbi ombrellën e saj, Lidhjen Socialiste të Popullit Punues të Maqedonisë, organ i së cilës ishin me dekada, e me këtë, edhe sigurinë financiare që buronte nga ky status. Rruga e privatizimit zgjati disa vite, ndërsa kishte edhe shkëputje kohore të daljes në treg, deri në vitin 2003, kur gazeta u shit për 3000 euro, me emër të ri “Flaka”.

“Meqë në këtë periudhë të re më ra hise të jem kryeredaktor i saj, mund të them se rikthimi i “Flakës” ishte shumë i suksesshëm mirëpo, ajo që i mungoi gazetës, ishte një mbështetje financiare të cilën me gjasë pronari i ri nuk qe në gjendje ta sigurojë, e as subjekti politik  i cili në atë kohë i qëndronte mbrapa. Nga këndvështrimi i sotëm, duket qesharake të mbyllet një gazetë për një borxh prej 20-30 mijë eurosh, sa i kishte “Flaka” shtypshkronjës, duke pasur parasysh shumat milionëshe që qeveria e sotme ndan për shumë media”

11127782_809786005766273_1847387596_o

Fejzi Bojku dhe Daut Dauti  besojnë në “ringjalljen” e “Flakës” bashkë me “Fatosin” dhe “Gëzimin”, por kjo punë sipas tyre kërkon  angazhim dhe ndihmë nga faktori politik shqiptarë por edhe ndonjë kompanie të fortë afariste, e cila do të mblidhte një staf redaktorial me përvojë dhe gazetarësh të motivuar, dhe me një strategji marketingu, që mund të arrijë sukses. /tesheshi.com/ 

 

.

 

Të ngjashmeLajme

Boban godet polic Refikun: kur shpërbërja e Jugosllavisë nisi nga një ndeshje futbolli
Kujtesë

Boban godet polic Refikun: kur shpërbërja e Jugosllavisë nisi nga një ndeshje futbolli

13/05/2022
Panikosja e rradhës ndër izraelitë
Të tjera

Panikosja e rradhës ndër izraelitë

12/05/2022
Hagia Sophia, një vështrim në transformimin modern të Turqisë
Sociale & Shoqëri

Hagia Sophia, një vështrim në transformimin modern të Turqisë

26/04/2022
Lajme të tjera
Ja ç`përmban një rezolutë për Jemenin që pritet të votohet në Këshillin e Sigurimit

Ja ç`përmban një rezolutë për Jemenin që pritet të votohet në Këshillin e Sigurimit

Nga Aleksandër ÇIPA: Shëmbëllainia “fermë” e Gruevskit në Ballkan

Nga Aleksandër ÇIPA: Shëmbëllainia “fermë” e Gruevskit në Ballkan

Përplasja e fortë në PS për bashkitë dhënë aleatëve, Peza kundër Ramës për Peqinin

Përplasja e fortë në PS për bashkitë dhënë aleatëve, Peza kundër Ramës për Peqinin

TË FUNDIT

Punë holandezësh: si do jetë Porti i ri i Durrësit?

Punë holandezësh: si do jetë Porti i ri i Durrësit?

2 orë Më parë
Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

3 orë Më parë
Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

4 orë Më parë
Avionë turq tërbojnë Athinën

Avionë turq tërbojnë Athinën

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Të festosh lirinë nga Serbia

Të festosh lirinë nga Serbia

21/05/2022
Një histori e dhimbshme nga Ukraina…

Një histori e dhimbshme nga Ukraina…

21/05/2022
Kush është Nuredin Dumani, dibrani që “po tregon shokët”?

Kush është Nuredin Dumani, dibrani që “po tregon shokët”?

20/05/2022
Vulë europiane nga Tirana: “Open Balkan”, Ok!

Vulë europiane nga Tirana: “Open Balkan”, Ok!

20/05/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Bujar M. Hoxha: Nën ethe islame, Ramazani? (Tek fjala tingëllon si një violinë Stradivari)

Nga Leons Hasani*: Një sulm kinez mbi botën islame

 Nga Amir B. Ahmeti: Feja dhe Shteti në kushtetutat e vendeve evropiane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist