Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Aleksandër ÇIPA: Shëmbëllainia “fermë” e Gruevskit në Ballkan

Nga te Sheshi
11/04/2015
në Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Aleksandër ÇIPA: Shëmbëllainia “fermë” e Gruevskit në Ballkan
5
SHPËRNDARJE

Mosmarrëveshja greko-maqedonase për emrin e Maqedonisë ka brendinë e një afere komplekse. Është e gjitha një subjekt korruptiv dhe një histori me kapituj të ndryshëm, në të cilën protagonistët herë bashkohen, herë ndahen dhe në një linjë të vetme, kanë sendërtuar modelin dhe nënmodelet e një marrëdhënieje me mosmarrëveshje. Të gjitha arsyet e bllokimit greko-maqedonas, të ashtuquajtur “diplomatik”, ia kanë vlejtur për disa marrëveshje dhe afera, për një model oruellian të kryeministrit më jetëgjatë që ka njohur historia e Maqedonisë, me emrin Gruevski. Kjo histori e këtyre 10 vjetëve të fundit ka eklipsuar dhe degraduar gjithë kulmet historike të politikës maqedono-shqiptare për të ashtuquajturat, integrime dhe barazi ndëretnike.

Maqedonia prej pak muajsh po përjeton një serial skandalesh dhe denoncimesh nga opozita ballkanike e majtë VMRO-DPMNE. Në epiqendër të denoncimit është skandali i përgjimit të mbi 20 mijë qytetarëve që kanë aktivitet dhe profil publik në jetën e shoqërisë së këtij vendi. Kryeministri Nikola Gruevski, pas këtyre denoncimeve dhe skandalit të publikimit të përgjimeve të tij, rezulton politikani që kontrollimin e vendit e ka konsideruar si “çelës” të qeverisjes dhe të sundimit, duke i dhënë brendi dhe strukturë diktatoriale pushtetit të vet.

Janë përgjuar politikanë, opozitarë, gazetarë, zyrtarë e nëpunës të të gjitha niveleve në administratën e vendit fqinj. Sidomos janë përgjuar zyrtarët e drejtësisë dhe të institucioneve kushtetuese maqedonase. Janë mbajtur nën përgjim ortakët dhe bashkëpunëtorët e vet, por posaçërisht ortakët shqiptarë në qeverisje. Paranoja e tij kryeministrore ka uzurpuar gjithë dritën dhe lirinë e demokracisë së cunguar të një vendi ballkanik, i cili as tolerancë dhe as emancipim nuk ka pasur në trashëgiminë e vet mikse të ekzistencës bietnike.

Kryeministri i shumërefuzuar Gruevski, përmes ilegjitimitetit e ka shembur legjitimitetin e vet në sy dhe vlerësim të publikut të vendit të tij. Maniera shantazhuese e tij është shndërruar tashmë, në një armë vetëgoditëse, e cila ia ka bërë plotësisht të pashmangshme ikjen nga pushteti. Rasti i tij, ekzagjerueshëm ka kapërcyer ish-homologë në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor.

Me të drejtë kolegu Enver Robelli rikthen në kujtesë rastet homologe në shkrimin e publikuar pak ditë më parë në të përditshmen “Koha Ditore” me titull “Maqedonia, një shtet me sundimtarë të sëmurë”. Në shkrimin në fjalë, kolegu shënon: “Incizimet e publikuara deri më tani tregojnë mjaft për mënyrën e sundimit jo vetëm në Maqedoni, por më gjerë në Ballkan. Para disa vjetësh ishte bërë e ditur në media se në vitin 2004, kryeministrat konservatorë të Sllovenisë dhe Kroacisë, Janez Jansha dhe Ivo Sanader, kishin planifikuar nxitjen e incidenteve kufitare në Gjirin e Piranit në Adriatik, me qëllim perfid: në prag të zgjedhjeve parlamentare në Slloveni, incidentet do të mobilizonin elektoratin me orientim nacional për të mbështetur partinë e Janez Janshës. Natyrisht Sanader dhe Jansha i patën përgënjeshtruar atëbotë akuzat, të cilat në këtë mënyrë u bënë edhe më të besueshme jo vetëm në sytë e rivalëve politikë …”.

Modeli Gruevski mund të mos jetë i adhurueshëm nga politikanët në hapësirën tonë shqiptare. Natyrisht kushtet dhe rrethanat janë të tilla që reaksioni i shoqërisë dhe i opozitarizmit të jetë shumë herë më i lartë dhe intensiv sesa në Maqedoninë pa demokraci dhe me një shtet provincial. Mirëpo sindromi i përgjimit politik dhe shtetëror herë pas here ka shfaqur simptomat dhe ka zbuluar gjurmët e veta në Kosovë e në Shqipëri. Kujtojmë rastin e SHIK në Kosovë gjatë qeverisjes së Kryeministrit Thaçi, sikundër rasti i pajisjeve të Ministrisë së Imamit në kohën e kryeministrit Berisha. Raste pasuese apo të hamendësuara pëshpëriten ende dhe kjo, jo vetëm thjesht si një ankimtari opozitare, por si një mundësi e përhershme e përdorimit politik të shtetit dhe institucioneve e shërbimeve inteligjente.

“Ferma” oruelliane e Gruevskit të vogël maqedonas është shëmbëllane në qeverisjet dhe sjelljet qeverisëse ballkanike. Copëza dhe reminishenca imitimesh të tilla gjen në Prishtinë, në Tiranë dhe sidomos në partitë politike që shkëmbejnë rotacionin qeverisës në Ballkan.

Pasojat dhe gjurmët që lihen e mbarten në kësi sindromash përgjuese qeverisësish, kanë krijuar tashmë atë histori të “nëndheshme” shkëmbimesh, aferash dhe keqpërdorimesh mes udhëheqësve dhe subjekteve partiake e linjave politike në hapësirën rajonale e posaçërisht, në hapësirën tonë shqiptare.

Skandali i përgjimeve në “fermën” e Gruevskit ka ekspozuar dhe bërë edhe më të njohur liliputërinë dhe mungesën e respektit politik e etnik të udhëheqësve maqedonas ndaj përfaqësuesve dhe udhëheqësisë së shqiptarëve në republikën fqinje. Pesha dhe pështirosja përgjuese ka nxjerrë në dritën e diellit edhe racizmin, edhe provincializmin, edhe fytyrën reale të burokracisë dhe shtetarëve maqedonas ndaj ortakëve zyrtarë në qeverisjen e tyre, pra shqiptarëve. Ky skandal ka zhvleftësuar arsyet bazike dhe sidomos arkitrarin e besueshmërisë ligjore të bashkëqeverisjes së BDI-së së Ali Ahmetit me koalicionin e Nikolla Gruevskit. Këtë simptomë oruelliane të Gruevskit, shqiptarët opozitarë dhe ortakët në qeverisje e denoncuan qysh në sipërmarrjet lilipute për mitizimin dhe gjigantizimin e historisë së ballkanasve të tjerë, duke ngritur statuja dhe vepra monumentale, ndërsa ekonomia e tyre margjinalizoi pa masë edhe më tej njësinë e dytë bazë etnike të vendit, pra shqiptarët. Asimetria e bashkëjetesës dhe politikave ekonomike e financiare mes maqedonasve dhe shqiptarëve është baza themelore e padrejtësisë dhe pabarazisë që mbart “ferma” e Gruevskit dhe një shtet i paqëndrueshëm si ky.

Në këtë raport, afera dhe skandali i përgjimeve është subjekt që do të duhej të alarmonte jo vetëm ortakun me ose jo në dijeni, zotin Ali Ahmeti, por më së shumti edhe udhëheqësit zyrtarë të qeverisë në Prishtinë dhe Tiranë.

Publikimet e pjesshme dhe ato të pakta që janë hedhur në publik nga opozita e Gruevskit, qartazi mbartin edhe përgjegjësinë e tyre “kombëtare” për të mos “nxjerrë lakrat” në shesh dhe në sy të fqinjëve. Mirëpo te ky kujdes që buron prej së quajturës “ndërgjegje dhe përgjegjësi kombëtare” fshihet papërgjegjësia dhe antikombëtarizmi për shqiptarët dhe për shtetet e tyre në fqinjësi me Maqedoninë. Arkivi përgjues i Gruevskit, sipas mediave në Shkup e Tetovë, herë pas here ka shpërndarë edhe pasazhe përgjimesh për udhëheqësit shqiptarë dhe sidomos dialogëve formalë e informalë mes tyre dhe maqedonasve. Përgjimet nga “ferma” Gruevski janë një kampion që vlen jo vetëm për skenën e brendshme politike të Shkupit, por ajo mbart pasoja dhe efekte mbi skenat politike e diplomatike. Modeli i tij natyrisht është huazim dhe imitim liliput i megamodeleve që ofrojnë vendet e mëdha fqinje me rajonin tonë apo më tej, të përfaqësuar konkretisht prej ish-kryeministrit (sot presidenti) turk Erdogan dhe në Rusi, përmes problematikut global, Presidentit Putin. Shëmbëllania “fermë” e Gruevskit në raportet dhe marrëdhëniet ndëretnike në rajonin dhe hapësirën tonë shqiptare, përbën një problem dhe sfidë, pasi ajo mbart përmbajtje e substancë korruptive, raciste, nacionaliste e autoritariste. Të gjitha këto së bashku vlejnë shumë më tepër se një rrezik i brendshëm politik. Ato peshojnë sa disa arsye të mëdha, për të reaguar në kohë edhe fqinjët. Dhe kur themi fqinjët, nuk nënkuptojmë vetëm Greqinë që mban të bllokuar procesin e emrit dhe nuk do t’ia dijë se sa rrugë të hapura lë, për afera dhe korrupsion etnik dhe ekstraetnik.

gazeta-shqip.com

Tags: opinion cipa

Të ngjashmeLajme

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot
Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

22/05/2023
Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri
Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

20/05/2023
Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit
Opinione

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

21/05/2023
Lajme të tjera
Përplasja e fortë në PS për bashkitë dhënë aleatëve, Peza kundër Ramës për Peqinin

Përplasja e fortë në PS për bashkitë dhënë aleatëve, Peza kundër Ramës për Peqinin

Çështja turko-armene përplas sërish Brukselin me Ankaranë

Çështja turko-armene përplas sërish Brukselin me Ankaranë

Hillary Klinton shpall nesër kandidaturën për Presidente

Hillary Klinton shpall nesër kandidaturën për Presidente

TË FUNDIT

Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

1 orë Më parë
Metrat e fundit të një tuneli

Metrat e fundit të një tuneli

2 orë Më parë
Azem Vllasi: Ju tregoj Vuçiçin, lojrat e tij…

Azem Vllasi: Ju tregoj Vuçiçin, lojrat e tij…

7 orë Më parë
Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

30/05/2023
Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

30/05/2023
Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

30/05/2023
Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

29/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist