Në vigjilje të 15 vjetorit të luftës së vitit 2001 në Maqedoni, në Sllupçan të Kumanovës, sot pritet të organizohet manifestim kulturor ku do të nderohen edhe dëshmorët e kombit të rënë në anën e Likovës, Sllupçanit dhe Kumanovës.
Në këtë manifestim është paralajmëruar pjesëmarrje masovike e qytetarëve nga qytete të ndryshme të Maqedonisë. Në mesin e tyre pritet të jetë prezent edhe kryetari i partisë shqiptare në pushtet BDI-së së bashku me garniturën e tij partiake.
Mirëpo sa është i (mos)mirëpritur Ali Ahmeti në këtë manifestim vlen të shikohet fotografia më poshtë. Mbrëmë në hyrje të fshatit Sllupçan janë vendosur tabela paralajmëruese për kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. “Ndalohet hyrja për tradhtarët, Stop Ali Ahmeti”(siç) thuhet në tabela. /tesheshi.com/