Pas një sage të gjatë përpjekjesh për të mos e lënë detyrën e qytetarit të parë të Kavajës, duke se Elvis Rroshit do t’i duhet të votojë për pasardhësin e tij.
Presidenti Bujar Nishani dekretoi caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar bashkie të Kavajës pas shkarkimit të Elvis Rroshit në zbatim të ligjit të dekriminalizmit.
Në Kavajë do të votohet më 7 maj të këtij viti për kryetarin e ri. Dekretimi i datës së zgjedhjeve lokale në Kavajë nga Presidenti erdhi pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë kërkesën e Rroshit për kthimin e mandatit.
Prokuroria e kishte kërkuar shkarkimin e Rroshit në muajin dhjetor, pasi nuk deklaroi në formularin “Për Dekriminalizimin” një dënim për veprën penale të “përdhunimit në grup”, në vitin 1995 në Itali, përdorimin e disa emrave në Zvicër, si dhe ndalime dhe hetime për trafik droge në Itali dhe Zvicër. /tesheshi.com/