Më shumë se 150 ton ar, vlera e të cilit vlerësohet në rreth katër miliardë euro, u zbulua në një fermë në Francë.
Sipas raportimeve të mediave franceze, fermeri Michel Dupont gjeti disa copëza ari gjatë punimeve bujqësore në rajonin e Auvergne.
Kjo i tërhoqi vëmendjen, kështu që thirri gjeologë të cilët, pasi shkuan në terren, përcaktuan se në tokë kishte më shumë se 150 ton ar.
Depozita e arit vlerësohet të ketë një vlerë prej rreth katër miliardë eurosh, duke e bërë atë një nga zbulimet më të mëdha të arit në vend në vitet e fundit.
Autoritetet zyrtare ende nuk e kanë lejuar nxjerrjen e arit në tokën e Dupont, duke kërkuar kryerjen e kërkimeve për të mbrojtur natyrën e zonës.
Në Francë, shfrytëzimi i depozitave të arit është përgjegjësi e qeverisë.
Ndërsa ekspertët ekonomikë thonë se minierat e arit mund të kontribuojnë ndjeshëm në ekonominë rajonale duke punësuar qindra njerëz, ambientalistët argumentojnë se një aktivitet i tillë mund të ketë pasoja negative për natyrën. /tesheshi.com/