Ekipet e shpëtimit po përpiqen urgjentisht të evakuojnë njerëzit e prekur nga përmbytjet në të gjithë shtetin jugor brazilian të Rio Grande do Sul, ku të paktën 90 persona kanë vdekur dhe më shumë se 130 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Kryeqyteti i shtetit të Porto Alegre është kolapsuar i gjithi nga përmbytjet, me aeroportin dhe stacionet e autobusëve të mbyllur dhe rrugët kryesore të bllokuara.
Agjencia shtetërore e mbrojtjes civile tha se numri i të vdekurve ishte rritur në 90 dhe se katër vdekje të tjera ishin nën hetim. 131 persona të tjerë janë ende të zhdukur, dhe 155,000 janë të pastrehë.
Flood victim is overcomewith emotion when he isreunited with his dogs. pic.twitter.com/MW7WReAUVO
— B&S (@_B___S) May 8, 2024
Pesë nga gjashtë impiantet e trajtimit të ujit në Porto Alegre nuk funksionojnë dhe kryebashkiaku Sebastiao Melo të hënën, më 6 maj, mori një vendim për të përdorur ujin ekskluzivisht për “konsum bazë”.
“Ne po jetojmë një fatkeqësi natyrore të paprecedentë dhe të gjithë duhet të ndihmojnë,” u tha Melo gazetarëve.
“Unë po marr kamionë me ujë në fushat e futbollit dhe njerëzit do të duhet të shkojnë atje për të marrë ujë në shishe. Nuk mund t’i bëj të shkojnë në shtëpi.”
Pothuajse gjysmë milioni njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Porto Alegre dhe qytetet përreth, pasi kompanitë e energjisë kanë ndërprerë furnizimin për arsye sigurie në lagjet e përmbytura.
Major flood at Salgado Filho Airport due to extreme rainfall in Porto Alegre of Rio Grande do Sul, Brazil 🇧🇷 (06.05.2024)
TELEGRAM JOIN 👉 https://t.co/9cTkji4D9S pic.twitter.com/PXL5IoC0fS
— Disaster News (@Top_Disaster) May 6, 2024
Operatori kombëtar i rrjetit elektrik ONS tha se pesë hidrocentrale dhe linja transmetimi u mbyllën për shkak të shirave të dendur. /tesheshi.com/