Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

31 orët e fundit e Martin Luther King: historia e fjalimit të fundit ku parashikoi vdekjen e vet

by te Sheshi
05/04/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
31 orët e fundit e Martin Luther King: historia e fjalimit të fundit ku parashikoi vdekjen e vet

50 vjet nga vrasja e Martin Luther King, lideri i të drejtave civile u përkujtua në mbarë Amerikën me marshime, fjalime dhe refleksione. Pas gjysmë shekulli vjen edhe historia e natës së fundit përpara vrasjesm kur King përcolli një kryevepër të improvizuar në një fjalim të titulluar “Kam qenë në majën e Malit”. Në të, lideri i të drejtave civile parashikoi vdekjen e vet.

Ndërsa personi që do ta vriste të nesërmen merrte strehë në motelin “New Rebel”, qindra njerëz po hynin në “Mason Temple”, në Memfis, Tenesi për të dëgjuar Martin Luter King tek fliste. Jashtë, kishte stuhi.

King ishte një orë e gjysmë me vonesë. Ai bëri një pauzë të shkurtër ndërsa iu drejtua mikrofonit. Dukej se diçka nuk shkonte. Pasi përshëndeti audiencën, ai i përgëzoi që kishin sfiduar stuhinë duke ardhur në tubim, duke treguar se kishin shtyllë kurrizore për të mbështetur atë që kishte nisur me grevën e sanitarëve të Memfisit.

Pas këtyre fjalëve, nuk u përmend më stuhia, mirëpo tingulli i saj mbeti. Herë pas herë, dritaret dridheshin nga era. “Çdo herë që kishte një goditje, ai dridhej”, kujton një bashkëkohës.

King dukej i lodhur dhe pa gjumë. Në fund të fjalimit, të gjitha do ta kuptonin arsyen përse ai dukej i ç’orientuar.

Nuk kishte pasur kohë të përgatitej, edhe pse donte ta bënte këtë gjë. King shpesh fliste pa pasur shënime përpara, madje edhe kur rrethanat ishin tepër të vështira. Ai dukej se kishte një kujtesë fotografike.

Në momentin e tij të parë të madh si lider i të drejtave civile, gjatë marshimit në Montgomeri në vitin 1955, ai pati vetëm 20 minuta për të hartuar fjalimin e tij. Ai përcolli fjalë që ndezën audiencën. Në finale e fjalimit të tij “Kam një ëndërr”, në mars 1963 në Uashington, ai u katapultua në lartësi legjendare. Ai rresht tronditës ishte një nxitje e momentit që nuk e përmbante teksti i përgatitur.

Tema e parë e fjalimit në Memfis ishte larg nga aktualja. Ai tha se imagjinonte sikur i Madhërishmi po e transferonte pas në kohë. Ndalesa e parë do të ishte, sipas tij, në Egjiptin e kohëve biblike. Ai do të vizitonte Greqinë klasike, perandorinë Romake, Rilindjen, reformacionin e Krishterë, dhe nënshkrimin nga Linkolni të Aktit të Ç’skllavërimit.

Këto detaje nuk ishin sigurisht qëllimi i fjalimit. Ato ishin një mjet retorik për të marrë theks dhe rëndesë për fjalët e veta.

Pas disa paragrafëve, sidoqoftë, ndërsa kaloi në temën kryesore të fjalimit, ai mori tone pesimiste.

Zgjedhja për njerëzimin nuk ishte më midis dhunës dhe jo-dhunës, tha King. Duke trokitur gishtat në podium, ai tha se zgjedhja ishte midis jo-dhunës dhe “mos ekzistencës”. Derisa qeveria të vepronte shpejt për të lehtësuar varfërinë e afro-amerikanëve, kombi ishte i dënuar.

Më pas ai kaloi në një mesazh tjetër, një thirrje për unitet. Ai apeloi grevistët të qëndronin së bashku, duke sjellë për ta një pasazh nga Testamenti i Vjetër.

King kishte një intuitë të mprehtë se cilat mesazhe dhe simbole rezononin me audienca të caktuara.

Motivet fetare vinin natyrshëm në gojën e tij. Që kur ai ishte djalë i vogël, i ati, Reverendi Martin Luther King Sr, kishte bërë që ai të memorizonte shkrimet dhe t’i lexonte ato në tryezën e darkës. Nëna e tij, organiste e kishës, distiloi tek ai shpirtin fetar përmes fuqisë së këngës.

Ndërsa ishte student për teologji, King përmirësoi dhe stërholloi stilin e të folurit. Ai mjeshtëroi teknikat karizmatike dhe mënyrën e predikuesve afro-amerikanë.

Copëza nga kjo mjeshtëri u shfaqën qartë në fjalimin e Memfisit.

Më pas, fjalimi mori një kthesë shumë më personale. Ai tregoi sesi ishte goditur me thikë nga një grua afro-amerikane ndërsa nënshkruante libra në Harlem. Maja e thikës hyri në gjoks dhe ndaloi vetëm pak larg aortës së tij.

Ai iu nënshtrua operacionit për të hequr thikën dhe mbyllur plagën. Më pas mësoi se kishte qenë me shumë fat. Vetëm nëse do të kishte teshtitur ndërsa thika ndodhej ende në kraharor, ai do të kishte vdekur. Ai u tregoi njerëzve se kishte marrë një letër nga një vajzë 11-vjeçare ku ajo thoshte se ishte e kënaqur që ai nuk kishte teshtitur.

Duke treguar historinë e afrimit kaq pranë vdekjes, ai u transportua në një trishtim të thellë për vdekshmërinë e njeriut – për vdekshmërinë e tij. E kishte ende në mendje kërcënimin e fundit me vdekje që detyroi vonesën e fluturimin të tij nga Atlanta atë mëngjes dhe kjo nuk po i kalonte.

Ai u tha njerëzve sesi kompania ajrore e kishte marrë seriozisht kërcënimin. Pastaj vazhdoi me melankoli, në një lloj vetë-reflektimi se kishte ditë të vështira përpara. Por, ai tha se ishte i përgatitur për çdo gjë që mund të shtrihej përpara, pavarësisht të gjithave, pë shkak se ai kishte qenë “në majë të malit”.

Fjalët e tij reflektonin një shpirt në kërkim ndërsa përshkruante spektrin e vdekjes. Ai kishte folur shumë herë përpara për frikën e tij se do të vdiste dhunshëm. Por ishte e pazakontë për King që të linte jashtë dëshpërimin e tij ndërsa merrte në considerate mundësitë e vdekjes. Mënyra e tij tipike ishte me një të folur me shaka, me siguri dhe pa trishtim.

Atë natë në Memfis, sidoqoftë, ai dukej sikur ishte në panik, në ankth se mund të ishte shenjestër e plumbit të vrasësit në çdo moment.

King foli për 43 minuta. I shuar nga lodhja, me lotët që i mblidheshin në sy, ai u kthye dhe u ul në karrike. Dukej sikur po humbiste ekuilibrin.

Turma u ngrit e gjitha ndërkaq, nga karriket dhe duartrokiti dhe brohoriti.  Edhe midis njerëzve në podium që e njihnin oratorinë e King shumë mirë, ngarkesa emocionale e fjalëve të tij krijoi drithërima.

Dukej sikur King po përgatitej për vdekjen e tij, duke denoncuar publikisht “frikën”. Ai duhej ta hiqte qafe atë sikundër edhe gjithë të tjerët.

Shumë vjet më pas, dëshmitarët e atij fjalimi kujtojnë se dallimi në fjalimin e asaj nate ishte se edhe burrat po qanin, diçka që nuk ndodh shpesh në kishë. Ashtu si ndodhte gjithmonë, në fund të fjalimit, turma u derdh drejt tij. Zakonisht ai largohej shpejt. Por atë natë, dukej sikur nuk donte të ikte.

“Ai thjesht donte të qëndronte atje dhe të takonte njerëz, të shtrëngonte duar dhe të fliste me ta”. Nuk ishte një natë e zakonshme.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Arabi Saudite: kinemaja e parë më 18 prill, ja filmi që do shfaqet

Arabi Saudite: kinemaja e parë më 18 prill, ja filmi që do shfaqet

Aferat me prona në bregdet, paralajmërimi i fortë i Ramës: ja kush janë alpinët dhe ç’i pret ata

Aferat me prona në bregdet, paralajmërimi i fortë i Ramës: ja kush janë alpinët dhe ç’i pret ata

Opozita i jep fund protestës, lirohen katër akset e bllokuara

Opozita i jep fund protestës, lirohen katër akset e bllokuara

TË FUNDIT

  • Të fundit
ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

14/05/2025
Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni