Është shuar në moshën 89-vjeçare, Dom Gjergj Simoni, një ndër figurat klerikale të katolicizmit, i cili vuajti persekutimin komunist. Ai ishte njëherësh ndër meshtarët e parë që u shugurua nga Vatikani dhe ka shërbyer në disa famulli.
Dom Gjergji u dënua për poezitë e tij, të cilësuara “armiqësore”, duke vuajtur vite në Spaç dhe Qafë Bar.
Poezia për të cilën u dënua titullohej: “Kangët që i pluhnoj vetëm koha”
Kangët e mija janë ato që i pluhnoj vetëm koha,
Por ato do të dijnë të dalin në dritë nji ditë
Jam i sigurt se do të ketë njerz’ e nxanësa nëpër shkolla
Që do t’i çpluhnosin, pse kët’çast kan’ pritë. /tesheshi.com/