Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

30 vjet më parë: ç`ndodhi kur myslimanët shqiptarë nisën ta lexojnë Kur`anin dhe në gjuhën e nënës

by te Sheshi
27/12/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
30 vjet më parë: ç`ndodhi kur myslimanët shqiptarë nisën ta lexojnë Kur`anin dhe në gjuhën e nënës

Nga Shkëlzen Rrecaj

Në këtë vit që po e lemë u bënë plot 30 vjet prej se lexuesi shqiptar ka në duar përkthimin në tërësi të Kur`anit në gjuhën shqipe, të përkthyer nga Feti Mehdiu. Kjo ndodhte për herë të parë në historinë e kulturës shqiptare.

Për nder të kësaj ngjarjeje, Bashkësia Islame e Kosovës organizoi sesion shkencor “Kurani te Shqiptarët”, ku morrën pjesë shumë studiues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

sesion shkencor kurani te shqiptaret

Ndër shumë kumtesat, u veçuan: “Kontributi i përkthyesit të parë (F.M.) për afirmimin e Kur’ani Kerimit  te shqiptarët-  dimensioni historiko-teorik” nga Liridon Kadriu si dhe “Letërsia Alhamiade Shqipe dhe Kur’ani” nga Imer Topanica.

Në kumtesën e tij, Liridon Kadriu ka thënë se në vitet e 80-ta kur shqiptarët myslimanë kishin nevojën imediate që edhe ata të kishin librin e shenjtë në gjuhën amtare, një i ri nga Kërçova qysh para më shumë se 30 vjetëve i futet me përkushtim të madh përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe. Pikërisht në vitin 1985 botohet përkthimi i parë i plotë i Kur’anit në gjuhën shqipe nga Feti Mehdiu – aso kohe ligjërues i gjuhës arabe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Ai shtoi se me përkthimin e Kur’anit, akademik Mehdiu dha një kontribut të çmuar edhe në afirmimin e Kur’ani Kerimit te shqiptarët, duke thekuar se prof. Mehdiu përveç përkthimit të Kur’anit ka botuar me dhjetëra libra dhe është autor i qindra punimeve, artikujve që në mënyrë direkte apo indirekte lidhen me Kur’anin. Ai është pjesëmarrës i dhjetëra simpoziumeve shkencore të rëndësisë ndërkombëtare kushtuar përkthimit të Kur’anit në gjuhët botërore. Me punën e tij gati gjysmë shekullore padyshim që është njëri ndër autorët më te begatë në hapësirën mbarë shqiptare.

“Në  vitin 1985, u arrit kulminacioni i momentit historik  i afirmimit të Kur`anit në kulturën islame te shqiptarët.  Për here të pare shqiptarët e kanë në gjuhën e tyre përkthimin në tërësi të Librit të tyre të shenjtë. Kjo ishte një ngjarje historike për kulturën islame te shqiptarët.

A e ishte e lehtë të përkthehet dhe të bëhet propagandë për Kur’anin në ato kohëra, ku regjimi jugosllav kishte nën llupën e tij çdo lëvizje kombëtare dhe fetare që bënin shqiptarët në atë kohë. Padyshim që jo. Në këto vite ishte një guxim i madh intelektual që t’i futej një punë siç ishte përkthimi i Kur’anit.

Në vitin 1986, një vit pas përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe, të cilin e botoi  Bashkësia Islame e Kosovës, F. Mehdiu i afron lexuesit shqiptarë edhe përkthimin e librit Kur’ani mrekullia më e përsosur, të cilin e botoi Bashkësia Islame e Maqedonisë,  në Shkup.  I shkruar nga njëri  prej kolosëve të thirrjes islame, Ahmet Didat”, tha në kumtesën e tij studiuesi z. Kadriu.

Ndërsa në anën tjetër, Imer Topanica në kumtesën e tij Letërsia Alhamiade Shqipe dhe Kur’ani, tha: “Literatura shqipe, rrjedhimisht edhe studimet letrare, vazhdojnë ta riciklojnë, këtu e sa dekada, një prodhimtari të ndikuar drejtpërsëdrejti nga qarqe me influencë (për të mos thënë, ideologjike). Agjenda të ngarkuara ideologjikisht kanë ndikuar në këtë të fundit (studimet letrare pra), që gradualisht dhe në mënyrë sistematike ta zbehë në kujtesën e saj, një pjesë të madhe të letërsisë së ashtuquajtur e bejtexhinjve. ‘Letërsia shqipe, edhe sot, vazhdon të frikësohet para politikës e ideologjisë. Si shkrim dhe si interpretim. Ose çon krye kundër politikës duke e tradhtuar natyrën e vet. Duke u bërë me çdo kusht ushtar apo kreator i identitetit nacional, shndërrohet në hasm të shpirtit të vet. – heton me të drejtë studiuesi Kujtim Rrahmani.”

“Ky lloj i letërsisë për herë të parë paraqitet në Spanjë kur Maurët kanë pushuar të flasin në gjuhën arabe dhe kanë filluar të hartojnë traktate dhe poezi në gjuhën spanjolle, por me shkrim arab. Fjala “alamia” nga e cila është krijuar shprehja “letërsia alamiado” është forma spanjolle e fjalës arabe “al-a’gamiyya” që don të thotë “e huaj, jo arabe”. Domethënia ka përjetuar shumë ndryshim, por sot domethënë letërsia e krijuar në mesjetën e vonshme të shkruar në gjuhën romane-spanjolle, por jo me shkrim latin, po me atë arab”, shpjegon më tutje Kaleshi,” u shpreh në kumtesën e tij studiuesi Topanica.

Ai po ashtu theksoi se kur’ani grishi kureshtjet edhe të shqiptarëve, të cilët në Perandorinë Osmane, depërtuan shpejt apo vrullshëm, siç do të thoshte Kaleshi. Por s’qenë të zot vetëm në pozita të larta politike e ushtarake, por edhe në art, pra edhe në poezi/ letërsi. Dhe kjo lloj letërsie bënë një kapërcim radikal, në përmbajtje tematike dhe ç’është e vërteta në substancë, pra në rrafshin estetik, për herë të parë në historinë e letërsisë shqipe.

Përkthimi i parë komplet i Kur`anit në gjuhën shqipe nga besimtarët myslimanë shqiptarë ishte pritur shumë mirë, interesimi për të pasur një ekzemplarë të tij ishte jashtëzakonisht i madh, sa që atë kohë ky ishte libri më i kërkuar në Kosovë, e ajo që ishte me e keqja shtypi shqiptar nuk i dha jehonë botimit të plotë të Kur’anit./tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Arturo Vidal, “molla e sherrit” në ndarjen e Guardiolas nga Bayern Mynih

Arturo Vidal, “molla e sherrit” në ndarjen e Guardiolas nga Bayern Mynih

Barcelona u ndalon fëmijëve të fotografohen me legjendën e Real Madrid-it

Barcelona u ndalon fëmijëve të fotografohen me legjendën e Real Madrid-it

Nga Bujar M. HOXHA: (S)të ka lali xhan si refren i darkës kryeministrore për gazetarët

Nga Bujar M. HOXHA: (S)të ka lali xhan si refren i darkës kryeministrore për gazetarët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni