Kush e organizoi protestën për rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës 22 jet më parë? Kush e nisi grevën në Universitetin e Tiranës dhe kush e hodhi parrullën i pari: Ta hedhim qelbësirën? Shumë kanë folur gjithë këto vite duke rrëfyer fjalime e negociata të pafundme që kanë pasur si pasojë këtë dhe atë. Po parullën kryesore: “ta hedhim qelbësirën” kush e nxori i pari, a pati organizim apo jo? Në fakt e gjitha ka nisur një natë më parë më 19 shkurt kur Blendi Gonxhe, kryetari i grevës së urisë së studentëve që kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti dhe heqjen e shtatores, doli para qytetit studentit, ku ishte mbledhur dhe një turmë e madhe njerëzish dhe recitoi dy vargje: “O Enver të të them një fjalë në vesh, ik më mirë nga ky shesh” dhe më pas tirri: Ta hedhim qelbësirën. Pas kësaj u përgjigj populli në kor: Ta hedhim, ta hedhim qelbësirën. Dhe të nesërmen gjithçka u finalizua me demonstratën në sheshin “Skënderbej” ku dikush vuri litarin, dikush e rrëzoi dhe mijëra që shtatoren e diktatorit e çuan me ceremoni në qytetin “Studenti”.(tesheshi.com)