Vetëm tre persona mbijetuan kur një helikopter Mi-8 u rrëzua në veriperëndim të Siberisë. Nga 22 personat e gjendur në të, 19 humbën jetën.
Lajmet nga terreni flasin për një dëmtim të rëndë të helikopterit gjatë uljes, e për rënien në krah, por nuk raportohet të ketë shpërthyer.
Tre të mbijetuarit janë në gjendje të rëndë, dhe janë dërguar në spital.
Helikopteri, i kompanisë ajrore Skol, po fluturonte për në fushën naftëmbajtëse të Suzumskojesë, në rajonin e Krasnojarskut.
Shikueshmëria ishte e ulët në zonë, ndërkohë që në operacionin e shpëtimit morën pjesë 140 persona dhe dy helikopterë. /tesheshi.com/