Ka arritur në 11 viktima dhe të paktën 400 të plagosur bilanci i tërmetit me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, i cili ka goditur ditën e djeshme pjesën jugore të Tajvanit. Tërmeti, i cili ka ndodhur gjatë orës 4 me orën lokale dhe 21 me orën tonë, ka shkaktuar rënien e një ndërtesë 17 kate të lartë në qytetin Tainan. Zjarrfikësit po punojnë ende për të gjetur persona të tjerë që mund të kenë mbijetuar nën rrënoja. /tesheshi.com/