Policia e Korçës arrestoi 25-vjeçaren polake Sara H. e cila akuzohet si bashkëpunëtore në tentativën për të trafikuar 25 kg kanabis nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës.
Ajo u kap sot nga policia, ndërsa dy ditë më parë, u arrestuan babë e birë që tentuan të kalojnë drogën nga kufiri shqiptar, të fshehur në makinën në pronësi të polakes.
Policia sqaron se “më datë 08.09.2017, në dalje të P.K.K Qafë-Thanë, në mjetin tip “Volksëagen” në pronësi të polakes 25-vjeçare (me drejtues shtetasin Jozef Drynda, i cili udhëtonte së bashku me babain e tij) u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 pako me peshë 24 Kg e 400 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Blutë e Korçës thonë se “materialet procedurale ju referuan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale: “trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. /tesheshi.com/