Një sasi prej 922 gram vaj hashashi dhe 10.114 gram marjuanë është sekuestruar nga policia italiane në portin e Barit.
Operacioni është koordinuar mes policisë kufitare në Portin e Durrësit dhe kolegëve të tyre italianë, ndërsa është mbikqyrur edhe nga efektivët e antikrimit të vendit fqinj.
Lënda narkotike transportohej nga shtetasi italian, G.M, 50 vjeç e fshehur në bagazhin e një automjeti me targa italiane, ndërsa operacioni u arrit falë një analize risku të ndarë bashkërisht dhe policisë shqiptare, Guardia di Finanza dhe policinë Kriminale Italiane në Shqipëri. /tesheshi.com/