Vuk Jeremiç: ju tregoj paktin e Vuçiçit me amerikanët për Kosovën

Një nga liderët e opozitës serbe, përkatësisht ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç, ka akuzuar presidentin Aleksandër Vuçiç se i ka premtuar amerikanëve që të pranojë hyrjen e Kosovës në OKB.

“Amerikanët i kanë marrë paraprakisht miratimin parimor Vuçiçit dhe i kanë kërkuar që të firmosë një marrëveshje të shkruar me Hashim Thaçin. Ndërkaq, Beogradi do t’i bëjë kërkesë zyrtare Moskës që të mos e bllokojë çështjen në Këshillin e Sigurimit. Vuçiç është përpjekur të ofrojë shkëmbim territoresh por është tërhequr pasi nuk ja ka pranuar kush. Kjo është situata, por presidenti ynë nuk është transparent dhe nuk ja thotë popullit”, tha Jeremiç në një konferencë për shtyp.

Ndërkaq, sot Angela Merkel ka telefonuar Hashim Thaçin dhe i ka kërkuar që të pranojë pa “bërë naze”, marrëveshjen detyruese me Vuçiçin, duke firmosur një draft për ngritjen e menjëhershme të Asocacionit të Komunave Serbe. /tesheshi.com/

Related posts