Vuçiç: zgjidhja e çështjes së Kosovës, jo pa dhimbje për serbët

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se një punë racionale, pragmatike, serioze, e përgjegjshme dhe e guximshme por bëhet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës; por zgjidhja nuk do të jetë pa dhimbje për serbët, theksoi ai.

Ai tha se më herët kishte njoftuar se në prill do të paraqiate planin për zgjidhjen e problemit të Kosovës, por shtoi se kjo do ta bëjë këtë vetëm kur të bindet se pozicioni i Serbisë nuk do të dobësohet.

“Unë do të punoj shumë për t’u afruar me zgjidhjen e kompromisit dhe për të arritur një marrëveshje. Mendoj se konfliktet në Ballkan duhet të shuhen dhe për hatër të fëmijëve tanë”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts