728 x 90 Leaderboard

Vrasja e një brezi: më shumë se 5 milionë fëmijë rrezikohen nga uria në Jemen

Më shumë se pesë milionë fëmijë janë rrezikohen nga uria në Jemen ndërsa lufta që vijon ka bërë që të rriten shumë çmimet e ushqimit dhe të karburanteve në të gjithë vendin. Alarmin e jep organizata bamirëse “Save the Children”.

Ndërprerja e furnizimeve përmes portit të rrënuar të Detit të Kuq, Hodeida mund të “shkaktojë vdekje nga uria në një shkallë të paprecedent”, paralajmëroi organizata me qendër në Britani në raportin e saj më të fundit.

“Save the Children” thotë se një milion fëmijë të tjerë tashmë janë në rrezik të rënies në situatë urie, ndërsa çmimet e ushqimit dhe karburanteve rriten, duke e shtuar numrin e përgjithshëm në 5.2 milionë.

Një fëmijë 14 muajsh që vuan nga kequshqyerja merr trajtim në një klinikë në qytetin Amran.

Një tjetër rrezik vjen edhe nga luftimet rreth qytetit port të Hudaydaj, që është pika hyrëse për pjesën më të madhe të ndihmave që vijnë për zonat e kontrolluara nga rebelët në Jemen.

Jemeni është shkatërruar nga konflikti që u përshkallëzua në fillim të vitit 2015, kur rebelët Houthi morën kontrollin e pjesës më të madhe të perëndimit të vendit dhe detyruan presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohej jashtë vendit.

I alarmuar nga rritja e një grupi që e shihnin si aleat të Iranit, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera arabe ndërhynë në një përpjekje për të risjellë qeverinë në pushtet.

Ndikimi që pati e gjitha kjo mbi popullin ishte i madh. Lufta solli vonesa të mëdha në pagesën e rrogave të mësuesve dhe punonjësve publikë, ndërsa disa kategori nuk kanë marrë rrogë për gati dy vjet.

Edhe ata që paguhen përballen me çmimet e ushqimeve që janë 68 për qind më të shtrenjta sesa kur nisi lufta.

Ndërkohë, riali jemenit ka humbur pothuajse 180 për qind në vlerë për të njëjtën periudhë, sipas “Save the Children”.

Më herët këtë muaj, monedha arriti vlerën e saj më të ulët historike, duke rënduar akoma edhe më shumë barrën mbi popullsinë.

Mbetet për t’u parë, por ka druajtje për dëmtim të mundshëm ose bllokim të portit të detit të Kuq, si rezultat i luftimeve.

Furnizimet elementare që kalojnë përmes këtij porti janë të domosdoshme për të shmangur urinë dhe rindjezjen e epidemisë së kolerës që preku gati një milion njerëz vitin e kaluar.

“Miliona fëmijë nuk e dinë kur do të ushqehen apo nëse do ta kenë vaktin e radhës”, thotë shefja ekzekutive e “Save the Children”, Helle Thorning-Schmidt.

“Në një spital që vizitova në veri të Jemenit, foshnjet ishin shumë të dobëta sa nuk qanin dot, trupat e tyre të konsumuar nga uria”.

“Kjo luftë rrezikon të vrasë një brez të tërë të fëmijëve të Jemenit të cilët përballen me disa rreziqe, nga bombat deri tek uria dhe sëmundjet e parandalueshme si kolera”, shtoi ajo.

“Save the Children” tha më herët se ka trajtuar pothuajse 400 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeç me simptoma të rënda të kequshqyerjes, deri në vitin 2018, duke paralajmëruar se më shumë se 36 mijë fëmijë mund të vdesin përpara fundit të vitit.

Pothuajse 10 mijë njerëz- dy të tretat e të cilëve civilë – janë vrarë dhe 55 mijë të tjerë janë plagosur në luftime, sipas Kombeve të Bashkuara.

Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi.com/

 

 

Related posts