Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vjuajtja shqiptare në Kakavijë, PD: ja pse qeveria mban përgjegjësi

Në një deklaratë lidhur me atë që po ndodh në Kakavijë nga radhët e gjata prej testeve COVID në palën greke, PD thotë se kjo vjen nga braktisja e qytetarëve nga qeveria.

“Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë.

 Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi.

Kjo krizë nuk zgjidhet me propagandë në rrjetet sociale”, thuhet në deklaratë.

Për opozitën, “zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti i tyre.” /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts