Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

VIDEOMESAZHI/ Thaçi, përgjigje Speciales e sqarim opinionit: asnjë krim, por ja kë do doja të vrisja

Presidenti Thaçi u përbetua se kurrë nuk është përfshirë në të pretenduarat krime lufte nga Specialja. Gabime, tha ai, edhe janë bërë, por krime kurrë jo.

Deklarata e tij u bë në të parën dalje publike pas asaj që ndodhi pak ditë më parë, kur befas, në prag të takimit të Uashingtonit, Specialja në Hagë publikoi një aktakuzë, gjë që çoi në anullimin e takimit në Shtëpinë Bardhë mes palëve nga Prishtina dhe Beogradi.

”Gabime politike në paqe mund te kemi bërë por krime lufte asnjëherë”, theksoi Thaçi. Ai u përbetua se po të kthehej sërish pas, po të njëjtën gjë do bënte, e pse jo, do vriste me dorën e tij Millosheviçin.

“Edhe po të kthehesha mbrapa në kohën e zezë të Sllobodan Millosheviqit do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri”, duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari, serb, rom apo shqiptar”, theksoi presidenti i Kosovës.

Ai u tregua kritik ndaj faktorit europian se si po e diferencon Serbinë me Kosovën, duke lënë të nënkuptuar se aktakuzat ndaj tij kanë dhe prapavijë politike nga Brukseli.

Unë do të isha njeriu më i lumtur nëse bashkësia ndërkombëtare do të kishte standarde të njëjta mes Serbisë dhe Kosovës përsa i përket krimeve të luftës. Serbia vijon negociatat me Bashkimin Europian teksa Kosovës nuk i liberalizohen vizat”, deklaroi Thaçi.

“Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat”, ishin fjalët e Thaçit. /tesheshi.com/

Mesazhi i plotë:

Adresimi i presidentit Thaçi

Posted by Hashim Thaçi on Monday, June 29, 2020

 

 

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com