Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Video virale: Një peshkaqen në kthetrat e një shqiponje?

Një video nga një plazh në Karolinën e Jugut është bërë virale në mediat sociale amerikane.

“A e di ndokush se çfarë lloj zogu është ky dhe a është peshkaqen ai që mban në kthetra”, u shkrua në postimi fillestar, video e cila tashmë ka regjistruar më shumë se 21 milion shikime.

Videoja tregon një zog të madh – me gjasë shqiponjë – që mban një peshk të madh në kthetrat e tij, duke fluturuar mbi kokat e njerëzve që bëjnë plazh.

Ekspertët kanë vlerësuar se nuk është një peshkaqen, siç mendojnë disa, por një peshk i njohur si Elopidae. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts