728 x 90 Leaderboard

VEZHGIMI/ Kur dhe avokatia është punë me mik!

Nga Arseola Mulia

Avokatia përfshihet ndër profesionet e nderuara, të fisme, e që i japin personit një status të caktuar në shoqëri. Qëmoti kështu ka qenë, e në disa vende vazhdon të jetë; aty ku shkollimi është vërtet shkollim, e jo sektor prodhimi diplomash, di tek ne. Se në ç`nivele ka qenë avokatia në Shqipëri, mjafton të shohësh dhjetra syresh që përpiqen me të gjitha mënyrat, përfshirë dhe ndonjë shkelje syri, për t`u përzgjedhur nga ndonjë gjygjtar çështjeje, në rastet kur të pandehurit nuk kanë para të paguajnë avokat.

Rregulli i deritanishëm është i tillë: Ndodh që të pandehurit nuk kanë mundësinë të paguajnë një avokat për t’i mbrojtur. Dhe duke u paraqitur në gjykatë, pa një mbrojtës, është e detyruar kjo e fundit që t`ju caktojë atyre një avokat, që nuk ka ndonjë kriter ligjor se si e qysh. Madje kriteri është më shumë shoqëror. Standarti i vetëm është ai që një avokat i liçensuar, të ketë bërë kërkesën në dhomën e Avokati së për të punur si avokat pranë gjykatave.

Kjo kërkesë bëhet pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, dhe lista me të regjistruarit i jepet gjyqtarëve, të cilët në proçeset kur një i pandehur nuk ka avokat të zgjedhur që ta mbrojë gjatë procesit të gjykimit të tij, gjyqtari ka detyrimin ligjor që t`i caktojë atij një avokat të zgjedhur nga gjykata. Por a ka abuzime në përzgjedhjen e tyre?

Lista emërore këtë vit ka qenë më mbi 70 avokatë të regjistruar, të cilët kanë bërë kërkesë për t`u caktuar kryesisht në Gjykatat e Tiranës. Por nga një vëzhgim i bërë në gjykatat civile dhe penale, madje edhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda në disa raste, shohim një dyndje të tyre në dyert e sallave ku priten të nisin procese gjyqësore dhe më tepër séance të masave të sigurisë. Sepse siç u tha, në caktimin e këtyre avokatëve nuk ka një kriter.

Ata mjaftojnë të njihen me gjyqtarin e çështjes, ose të njohin njërin nga trupi gjykues dhe për ta problem është i zgjidhur. Në listë ka avokatë të cilët nuk thirren kurrë, sepse nuk njihen me gjyqtarët. Ndërsa pjesa që e ka ‘mikun’ aty, nuk duan fare. Ta parët shtyhen për të kapur ndonjë një çështje, ndërsa të dytët nuk e kanë këtë problem, duke qenë e pranishme pra dhe në drejtësi, e ashtëquajtura konkurencë e pandershme.  /tesheshi.com/

Related posts