Vendimi: dënim përjetë dhe një gjobë marramendëse për El Chapo-n, mbretin e drogës

Joaquin Guzman, 62 vjecc, i njohur më mirë me nofkën “El Chapo”, morri të mërkurën një dënim  me burgim të përjetshëm nga drejtësia amerikane.

Guzman u dënua për të dhjetë akuzat që u ngritën kundër tij, duke përfshirë pjesëmarrjen në akte kriminale dhe ato për trafik droge.

E përveç burgimit të përjetshëm, gjykata urdhëroi që El Chapo paguajë një gjobë prej 12.6 miliard dollarë.

Gjykimi shqiptuar kundër tij në Nju Jork ishte një formalitet, pasi Guzman u shpall fajtor që në shkurt për krimet e kryera gjatë periudhës së një çerekshekulli, duke përfshirë kontrabandën e qindra ton kokaine, heroine, metamfetamine dhe marihuane në Shtetet e Bashkuara.

El Chapo është konsideruar si “mbreti i drogës”, ngjashëm si kolumbiani Pablo Escobar, pasi së bashku me Ismael Zambadan, i njohur si “El Mayo”, udhëhoqën kartelin Sinaloa nga viti 1989 deri në vitin 2014. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts