Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vëllai i Xhorxh Floyd-it, ftesë protestuesve: braktisni dhunën, ndëshkoni me votë!

Vëllai i afrikano-amerikanit George Floyd, Terrence Floyd, u bëri thirrje protestuesve në Shtetet e Bashkuara që të mos bëjnë trazira në protesta dhe të kërkojnë ndryshime në mënyrë paqësore.

Terence Floyd vizitoi vendin ku vdiq vëllai i tij dhe iu drejtua atyre që po bëjnë trazira në protesta, duke i pyetur ata pse po i prishin dhe po shkatërrojnë gjëra kur ai, që është vëllai i George Floyd, nuk e bën këtë dhe shtoi se një sjellje e tilla nuk do ta rikthejnë vëllain e tij.

Ai theksoi se vëllai i tij nuk do të dëshironte një gjë të tillë dhe se familja e tij është paqësore, dhe u bëri thirrje protestuesve që të kërkojnë ndryshim në mënyrë paqësore, me votë kur të vijë momenti.

Unë nuk kam ardhur të hedh në erë diçka. Unë nuk po krijoj rrëmujë në komunitetin tim. Pse po e bëni këtë? Mos bëni asgjë sepse asnjë prej tyre nuk do ta kthejë vëllain tim”, u tha Terrence turmës.

Ai u bëri thirrje atyre të bëjnë diçka ndryshe – të ndalojnë së menduari se vota e tyre nuk është e rëndësishme dhe të shkojnë në votime, jo vetëm në zgjedhjet presidenciale, por në të gjitha zgjedhjet.

“Gjeni, zbuloni se për kë po votoni. Kështu do t’i rrahim, do t’i ndryshojmë gjithçka. Mos prisni që të tjerët t’ju thonë kush është kush, duhet të dini se për kë votoni. Ka shumë para në diskutim, por ka shumë prej nesh. Dhe, përsëri, ne mund të ndryshojmë në një mënyrë paqësore”, tha Terrence Floyd, i cili gjithashtu vizitoi një murale të bërë për nder të vëllait të tij. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com