“Ata persona, brenda Bashkimit Europian, që duan largimin e Greqisë nga Eurozona janë duke luajtur me zjarrin” – ka deklaruar Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis duke vazhduar se nuk mund te ekzistojë asnjë “gardh” që të mbrojë Bashkimin nga një efekt i mundshëm domino që do të ndodhte nëse Greqia, apo ndonjë vend tjetër do të dilnin nga Eurozona.
“Cilido që luan me idenë se, duke hequr pjesë të Eurozonës do të mund të shpëtohet e gjithë zona , në fakt është duke luajtur me zjarrin”, ka deklaruar Yanis Varoufakis në një intervistë për një media spanjolle.
“Ka nga ata që pretendojnë se Europa ndahet me një gardh “të sigurtë” me Greqinën dhe se Banka Qendrore Europiane ka mjete në dispozicion, të cilat mund ta nxjerrin jashtë nga Eurozona këtë vend, pa sjellë asnjë pasojë në grup. Por unë dyshoj seriozisht se ky është rasti. Jo për faktin se bëhet fjalë për Greqinë, por kjo nuk është e mundur për asnjë vend tjetër.” – ka deklaruar Varoufakis. Faktori frikë i një efekti të mundshëm domino, në të gjithë Evropën, nuk mund të injorohet. Sipas asaj që paralajmëron Ministri grek i financave, nëse ideja e paqëndrueshmërisë së bashkimit monetar do të hyjë në mendjet e njerërzve atëhere do të nisin spekullimit dhe të gjithë do të pyesin: po tani kush e ka rradhën? Një javë më parë edhe Ministri francez i financave, Michel Sapin deklaroi se Eurozona mund të mbijetojë edhe pa Greqinë. “Nëse diçka jo e zakonshme do të ndodhë kjo do të ketë pasoja për popullin grek, jo për vendet e tjera të Bashkimit Europian” – deklaroi Ministri.
Në shkurt kreditorët e Greqisë ranë dakort përkohësisht që të zgjasnin programin e shpërtimin financiar deri në korrik ndërkohë që Athina është duke pregatitur një plan reformash ekonomike të cilat sipas qeverisë do ta çojnë vendin në kursin e duhur dhe drejt rritjes ekonomike.
/tesheshi.com/