Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ushtria amerikane, numër rekord bombash mbi Afganistan

Ushtria amerikane ka lëshuar mbi Afganistan një numër rekord bombash vitin e kaluar, më shumë se në cilindo nga 10 vitet e fundit, sipas Forcave Ajrore të SHBA.

Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara hodhën 7.423 bomba në objektivat në Afganistan, më shumë se një vit më parë kur u lëshuan 7.362 bomba, sipas një raporti nga Komanda Qendrore e Aviacionit (AFCENT).

Shifra paraqet një rritje dramatike në bombardimet e vendeve afgane, në krahasim me vitin 2009, kur 4,147 bomba u lëshuan gjatë ish-presidentit Barack Obama.

Forcat amerikane kanë rritur sulmet ajrore që nga zgjedhja e Donald Trump në vitin 2016 kur Uashingtoni hoqi kërkesën që objektivat duhet të “afroheshin” nga forcat amerikane ose afgane për të shmangur viktimat civile.

Kombet e Bashkuara dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për rritjen e numrit dhe forcës së sulmeve ajrore në të gjithë vendin nga forcat amerikane dhe afgane, gjë që ka çuar në rritjen dramatike e viktimave civile.

Rasti më i freskët qe të dielën, ku të paktën shtatë civilë, përfshirë tre fëmijë, u vranë në sulmet ajrore të kryera nga ushtria afgane në provincën veriore Balkh, duke shkaktuar protesta të ashpra nga vendasit.

Në fillim të këtij muaji, më shumë se 60 civilë u vranë ose u plagosën në një sulm nga një dron amerikan që shënjestroi komandantin e një grupi të shkëputur nga lëvizja Talibane në provincën perëndimore të Herat.

Në gjysmën e parë të vitit 2019, 717 civilë u vranë nga forcat afgane dhe amerikane, një rritje dramatike prej 31 përqind nga një vit më parë, raportoi KB-ja vitin e kaluar. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts