Ulni rrezikun e kancerit të mëlçisë me vetëm tri kafe në ditë

Kafja është një nga pijet që konsumohet më shumë në të gjithë botën, dhe një lajm i mirë vjen për të gjithë dashamirësit e saj.

Një raport i fundit i publikuar deklaron se konsumimi i kafes zvogëlon me 70% rrezikun për kancerin e mëlçisë, e sa vjen kjo sëmundje po përhapet dhe në Evropën Perëndimore për shkak të rritjes së konsumit të alkoolit dhe yndyrave.

Prof. Aleksandër udhëheqësi i studimit i ka këshilluar njerëzit që të konsumojnë rreth 3 kafe në ditë se në këtë mënyrë mbrojnë me 70% mëlçinë e tyre nga kanceri.

Efekte të tjera pozitive:

Djeg yndyrat- Hulumtime të ndryshme kanë konstatuar se kafeina rrit metabolizmin tuaj duke djegur yndyrnat në trup.

Lufton depresionin- Një hulumtim i bërë në Harvard ka zbuluar se nëse pini çdo ditë nga 4 kafe, niveli i depresionit do të zvogëlohet për 20% tek femrat. 4 kafe në ditë gjithashtu e ulë edhe rrezikun e vetëvrasjeve për 53% sepse thuhet se ato janë të mjaftueshme për të rritur produktivitetin dhe të ju bënë më të lumtur.

Rrit nivelin e energjisë- Një kafe në mëngjes mund t’ju mbaj zgjuar dhe energjetik për pjesën tjetër të ditës. Kafeina hyn në sistemin e gjakut tuaj dhe transmetohet deri tek truri ku më pas lirohet Dopamina. Kafja gjithashtu mund t’ju ndihmojë të keni një kujtesë më të fort./tesheshi.com/