Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Trump: Boll më me Afganistanin, talibanët dhe mund të vijnë në pushtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Talibanët mund të rrëzojnë qeverinë afgane të mbështetur nga SHBA pasi forcat e huaja tërhiqen nga vendi, sipas një marrëveshje të nënshkruar javën e kaluar.

“Shtetet duhet të kujdesen për veten e tyre,” u tha ai gazetarëve.

“E vetmja gjë që ju mund të bëni është t’i mbështesni ato për një kohë të gjatë,” shtoi ai.

SHBA dhe Talibanët nënshkruan një marrëveshje javën e kaluar në Doha që parashikon forcat se forcat amerikane dhe ato të NATO-s të tërhiqen nga Afganistani brenda 14 muajve, duke i dhënë fund luftës 18-vjeçare në vend.

I pyetur nëse Talibanët mund ta përdorin atë për të marrë pushtetin, Trump u përgjigj se “nuk duhet të ndodhë, por edhe se mund të ndodhë”.

“Ne nuk mund të jemi atje për 20 vitet e ardhshme. Ne ishim gati 20 vite për ta mbrojtur vendin, por nuk mund ta bëjmë më shumë. Ata do të duhet të vetëmbrohen tani”, tha presidenti amerikan.

Trump shtoi se nuk e dinte nëse qeveria afgane ishte në gjendje të mbrohej kundër Talibanëve pasi forcat e huaja do largoheshin nga vendi.

 “Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Ne do të duhet të shohim se çfarë ndodh,” thotë ai. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts