Tregu: Neymar, më i shtrenjti në botë. Ronaldo, jo në top 10

Braziliani Neymar është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë në botë, shërbimet e të cilit kushtojnë 229.1 milionë euro, thotë firma e specializuar në tregun e futbollit KPMG.

Në bazë të algoritmeve të ndryshme dhe të të dhënave statistikore të mbledhura, kjo kompani  rendit vendin e dytë në Kylian Mbappe të Francës, me vlerë 215 milionë euro, ndërsa në vend të tretë është argjentinasi Lionel Messi me 203.3 milionë euro.

Egjiptiani Mohamed Salah egjiptian vjen i katërti me 168.3 milion euro, për t’u pasuar nga anglezi Harry Kane me 151.1 milion euro dhe belgu Eden Hazard me 148.2 milion euro.

Lista vijon me belgun tjetër, Kevin de Bruyne me me vlerë 129.4 milionë euro, francezin Antoine Grizzmann  me 125.6 milionë euro, francezin tjetër Paul Pogba me 119.3 milionë euro dhe brazilianin Coutinho me 118.2 milionë euro.

Dhe e pabesueshmja rezulton me Cristiano Ronaldon, i cili mban vendin 12-të me 107.3 milionë euro. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts