Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Transseksualiteti politik i LSI-së: larg Ramës dhe afër çadrës për statusin e “krizës”

LSI vijon të përçojë “transseksualitetin” e saj politik duke e mbajtur sërish një këmbë të saj në çadër, edhe pse zgjedhjes se Metës-President me votat e mazhorancës, një afirmim i vazhdimit të aleancës me PS-në. Në të parën dalje për shtyp të Petrit Vasili si kryetar i kësaj force politike, zgjedhur një ditë  më parë në Konventën Kombëtare, Vasili, ndryshe nga Rama, e quajti “krizë politike” atë që kryemnistri e quan “krizë të PD-së”, pra ngërçin politik të shkaktuar nga çadra e opozitës.

“Është një situatë krize politike, nuk kemi arsye pse ta fshehim. Kriza kërkon maturi dhe largpamësi. Maturi për të menduar çfarë veprimi do marrim dhe largpamësi për të parë efektet e këtyre veprimeve”, tha Vasili.

Sipas tij, duhet bërë dhe një tjetër përpjekje me PPE-në, për të bërë të mundur hyrjen e PD-së në zgjedhje.

“Jemi njohur me variantin e zgjidhjes të ofruar nga PPE. Në vlerësimin tonë ka qenë një variant realist që hapte hapësirën për zgjidhjen e krizës politike. Në vlerësimin tonë jepte garanci të rëndësishme PD-së që të bëhej pjesë e proçesit. Jo rastësisht propozimin për t’iu drejtuar PPE me ka bërë Meta. Përsëri do ishin të mirëpritura dhe të besuara nga të gjitha palët që PPE ta thonë fjalën e tyre dhe në këtë moment”, shtoi kreu i ri i LSI-së.

Vasili gjykoi se zgjedhjet pa PD-në, nuk do prodhonin stabilitet institucional. /tesheshi.com/                 

 

auto pjese dak

Related posts