Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Trajneri bën faull taktik: ndalon lojtarin kundërshtar në një mënyrë të pabesueshme

Një situatë interesante vjen nga ndeshja e kampionatit brazilian midis Fortaleza-s dhe Gremio-s.

Mbrojtësi i Fortaleza-s, Carlinhos ishte në një moment në garën e topit, të cilin e arriti menjëherë përpara trajnerit kundërshtar Renato Gaucho.

Ai ndaloi topin para vijës dhe e zgjati atë jashtë, me synimin për t’u kthyer  dhe për të vazhduar sulmin e ekipit të tij që ishte në gjysmën e kundërshtarit.

Por u bllokua nga trajneri Gaucho. Ai bëri një faull të vërtetë taktik duke mbajtur Carlinhos-in me duar, dhe gjyqtari ndërhyri menjëherë me karton të verdhë.

Faulli taktik i Gauch hyri në këtë lojë të vështirë që përfundoi 0-0. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts