Auto Dak
Auto Dak

‘Tërmeti”, Rama i kujton Bashës nga Londra: Shqipëria, shtëpia e jonë e përbashkët!

Kryeministri Rama përcolli një tjetër ftesën për rivalin politik Basha, ku nga Londra i kujtoi atij se Shqipëria është një “shtëpi e përbashkët”.

“Nuk ka asnjë sens që të vijojë historia me deklarata dhe komunikata në distancë kur të gjithë ne jemi të goditur nga e njëjta tragjedi por të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar çatinë e një shtëpie më të madhe se shtëpia e politikës, shtëpia e Shqipërisë”, tha Rama.

Prezent në kryeqytetin britanik si pjesëmarrës në samtin e NATO-s, aty ku ndodhen të gjithë liderët e botës, Rama tha se e ka shfrytëzuar këtë rrethanë pikërisht për të kërkuar ndihmë për Shqipërinë. “Takova kryeministren e Danimarkës ka qenë e interesuar, kryeministrin e Italisë Conte dhe po kështu edhe të Kanadasë. Me Presidentin Trump kemi folur, me Presidentin Erdogan dhe të shikojmë më tutje, qëllimi është një konferencë e madhe donatorësh, reagimet e para janë pozitive. Po vijojmë punën intensive në këtë drejtim”, theksoi Rama. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts