Tërmeti në Meksikë i kapur nga kamerat: po festonin ditëlindjen kur gjithçka filloi të dridhej (video)

Të paktën 36 vetë vdiqën gjatë një tërmeti prej 8.2 ballësh që goditi Meksikën, ndërkohë që autoritetet lokale frikësohen se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.

Enrique Pened Nijo, presidenti i Meksikës, tha se ky ishte tërmeti më i fortë në vend gjatë 100 viteve të fundit.

Nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë video të ndryshme të regjistruara gjatë tërmetit.

Kështu, është postuar dhe një regjistrim ku shihen disa njerëz teksa festojnë ditëlindjen, dhe në çastin kur një person fryen në qirinj, gjithçka fillon të dridhet.

Gjithashtu, moderatori i një stacioni televiziv lokal i cili ishte në mes të një programi të drejtpërdrejtë, momentin kur filloi tërmeti, njoftoi publikun se po dridhet toka, dhe pastaj u nis drejt derës së evakuimit për të braktisur ndërtesën.

Related posts