Tërhiqet Athina: jo flamuj grekë në ishujt e diskutueshëm me Turqinë

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos kritikoi individët që tentuan të vendosin një flamur grek në një ishull të pabanuar në Detin Egje, që solli tjetër reagim turk.

Kamenos tha se individët që bëjnë përpjekje të tilla duhet të informojnë paraprakisht forcat e sigurisë.

“Nëse dikush merr një flamur dhe ngre atë diku, ai person duhet të garantojë se ai do ta mbrojë flamurin me gjakun e vet deri në fund”, tha kreu i Mbrojtjes greke në parlamentin e vendit të tij.

Kamenos theksoi se flamuri është një simbol i fuqishëm i sovranitetit kombëtar dhe përbën përgjegjësi të veçantë për personin që e ngre.

Reagimi i tij erdhi pasi kryeministri turk Binali Yildirim njoftoi se kishte pasur një përpjekje për të ngritur një flamur grek në një ishull të pabanuar, ku vuri në dukje se njësitë e Gardës Bregdetare Turke ndërhynë dhe përpjekja u pengua.

Kontrolli i ujërave territoriale në Detin Egje mbetet një çështje problematike midis dy vendeve. /tesheshi.com/

 

Related posts