Auto Dak
Auto Dak

Tepelenë: policia kontrollon për hashash, por zbulon arsenal municionesh…

Policia e Memaliajt arrestoi shtetasin Astrit Bilo, 57 vjeç, pasi në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi lëndë eksplozive.

Burime policore bëjnë të ditur se në bashkëpunim me komisariatin e Tepelenës, u zhvillua operacioni i koduar “Kurtjes”, i cili morri emrin e fshatit ku edhe u zhvilluan kontrollet.

Sipas burimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Bilo, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 kallëp tritol 200 gr; 600 gramë C4; 6.8 kg lëndë plasëse (dinamit); 12.7 metër fitil zjarrpërcjellës; 45 kapsolla detonatore; dhe 1 thikë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts