728 x 90 Leaderboard

TARIFAT/ Haradinaj: si Beogradi mund të provokojë vdekje serbësh në Veri

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se askush nuk mund ta detyrojë që të heqë taksën doganore ndaj produkteve serbe, e nga ana tjetër nuk përjashton mundësinë që Beogradi të porovokojë deri dhe vdekje në veri të Kosovës, për të akuzuar më pas Prishtinën për krizë humanitare, pikërisht për shkak të taksave.

“Unë nuk e përjashton mundësinë e provokimit të vdekjeve në Kosovë, në mënyrë që të na akuzojnë se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së ushqimit, pasi masëss për100 për qind rritje takse mbi produktet nga Serbia. Por, institucionet e Kosovës janë kampionë në zbatimin e të drejtave të njeriut dhe ligjit humanitar”, ka thënë Haradinaj.

Ai pretendon se askush në Kosovë nuk është i interesuar të nxisë paqëndrueshmërinë dhe se vetëm “Beogradi zyrtar” është i interesuar për destabilizimin.

Haradinaj deklaroi se “Serbia po mobilizohet” për të paraqitur Kosovën si një vend që është duke u përpjekur për të krijuar destabilitet në rajon duke krijuar një ushtri.

“Ushtria është çështje e brendshme e vendit tonë”, tha Haradinaj dhe shtoi se ushtria e Kosovës nuk do rrezikojë në asnjë mënyrë marrëdhëniet me NATO-n.

“Themelimi i ushtrisë javën e ardhshme, është në përputhje me Kushtetutën, e cila përmban të gjitha vlerat e demokracisë”, ka thënë Haradinaj.

“Për të formuar një ushtri, kemi pasur diskutime intensive me të gjithë aktorët. NATO ka një peshë të madhe, mund të shprehë pikëpamjet e saj, por Kosova kurrë nuk mund të rrezikojnë marrëdhëniet me NATO-n”, ka thënë Haradinaj. /tesheshi.com/

 

 

Related posts