728 x 90 Leaderboard

Suedezi me origjine hebreje: si po udhëton 5000 kilometra në këmbë për çështjen palestineze

Një aktivist 25-vjeçar suedez ka filluar të ec këmbë nga Suedia për në Palestinë, për të rritur ndërgjegjësimin për shkeljet e të drejtave të njeriut në territorin e pushtuar.

Benjamin Ladraa thotë se ai u nxit nga një udhëtim tre javor në Palestinë prillin e kaluar, që e bëri atë të vendosë që t’i “tregojë botës për situatën në Palestinë”.

“Unë u trondita nga ajo që pashë atje, duke parë të gjitha muret, ushtarët që ecnin përgjatë rrugëve të cilët mbanin armë automatike M-60. Dëgjova histori për rreth 300 fëmijë të mbajtur në burgje, përdhunime në shtëpi. Pas tre javësh u ktheva dhe doja të bëja diçka për të rritur ndërgjegjësimin për shkeljet e të drejtave të njeriut në Palestinë”, tha Ladraa, i lindur nga prindërit hebrenj.

Pas braktisjes së studimeve dhe punës, ai filloi udhëtimin prej 5,000 kilometrash nga Goteborgu drejt në Palestinës më 8 gusht, vitin e kaluar.

Ladraa është gjithnjë në lëvizje, duke mbajtur flamurin palestinez në shpinë dhe një keffiyeh, një simbol i pavarësisë palestineze, mbi shpatullat e tij.

Çdo ditë është një përvojë ndryshe për të, thotë ai. Ndonjëherë ai fle në çadrën e tij ose në një hotel. Për darkë ai thotë se ha ushqim të konservuar nga ndonjë zjarr kampi ose një vakt i përbashkët me nikoqirët të cilët ai takon gjatë udhëtimit të tij.

Ladraa nganjëherë mban leksione, ku ai tregon auditorit të tij atë që ai e pa gjatë udhëtimit të tij në Palestinë.

Me përjashtim të disa incidenteve të izoluara, ai thotë se shumica e njerëzve e mirëpritën atë.

Në Pragë, thotë ai, ai u arrestua nga rojet e ambasadës izraelite sepse mbante një flamur palestinez dhe po shtynte një karrocë.

Ai u lirua pasi një skuadër anti-bombë siguroi se nuk paraqiste rrezik.

Megjithatë, rojet skanuan pasaportën e tij dhe Ladraa druan se trupat kufitare nuk do ta lejojnë atë të hyjë në Palestinë.

“Plani është të vazhdoj përmes Bullgarisë, Turqisë, Sirisë, Libanit dhe përsëri përmes Sirisë në Jordani dhe nëse nuk mund të hyj në Palestinë, do të përpiqem ta informoj mediat për këtë,” tha ai.

Ai poston fotografi të udhëtimit të tij në llogaritë e tij të Facebook dhe Instagram nën hashtagun # ëalktopalestine.

Ladraa, i cili herë pas here ka punuar për Kryqin e Kuq, ka kursyer të hollat për rreth një vit për këtë udhëtim.

Ai thotë se ai ka shitur gjithçka që zotëron. Ndonjëherë merr ndonjë donacion.

Ai pritet të përfundojë udhëtimin e tij në qershor ose korrik.

“Unë mendoj se të gjithë mund dhe duhet të ndajnë pak kohë për të bërë diçka për njerëzit e tjerë”, tha Ladraa, i cili niset të shtunën nga Beogradi.

Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts