Auto Dak
Auto Dak

Studentë protestues thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit, Shahini: ç’ishte e keqe dhe ç’ishte e i mirë

Një përpjekje e një grupi studentësh për t’ju rikthyer protestave me pretendimin se qeveria nuk e ka zbatuar Paktin për Universitetin, çoi në thyerje xhamash të Ministrisë së Arsimit.

Ministrja Shahini ka reguar duke thënë se kështu po cenohet në radhë të parë imazhi i studentit që proteston.

“Ishte një trishtim për mua, por edhe një cënim i rëndë i imazhit të Studentit Protestues, që sot para Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë një grusht individësh partiakë e rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke e kthyer në sfond dhune.

Thanë se do të vinin të kërkojnë cilësi të arsimit të lartë duke protestuar në të njëjtin vend ku protesta e dhjetorit i hapi rrugën Paktit kuptimplotë për Universitetin. Por thjesht thyen xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare”, shprehet gruaja kosovare në krye të Arsimit në Shqipëri.

Por sipas saj, pati dhe një lajm të mirë në këtë zhvillim.

“Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me ‘protestën’ e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar”, u shpreh ministrja Shahini. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts