728 x 90 Leaderboard

Silvio Berlusconi nën hetim të ri: shitja e Milanit e parregullt, u pastruan para

Një hetim i ri i prokurorisë të Milanos në Itali, ka ngritur dyshimet se shitja e klubit të Milanit nga Silvio Berlusconi është kryer me çmime të fryra për të shmangur  taksat dhe për të justifikuar shifrat e mëdha të kompanive të ish-kryeministrit.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja e Torinos, pronë e kompanisë FIAT, njëkohësisht dhe me shpërndarje  kombëtare La Stampa, e cila i ka kushtuar një speciale kësaj afere thekson se paratë janë paguar jashtë tregut në kanale të dyshimta financiare në Hong Kong.

Prokuroria po heton origjinën e 740 milionë eurove, me të cilën sipërmarrësi kinez Yonghong Li bleu Milanin që mbahej për 31 vjet në duart e Silvio Berlusconit.

Pas muajsh dyshimesh e investigime nga media të ndryshme, prokuroria e Milanos ka nisur një hetim në ditët e shkuara në sekret të plotë.

Sipas këtij hetimi, Silvio Berluskoni dhe kinezi Yonghong Li po hetohen për pastrim parash, duke hapur një problem ndaj manjatit e politikanit të djathtë italian, tani që ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e 4 shkurtit. /tesheshi.com/

Related posts